01:49 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shijoni propagandën”/ Kush e shpëtoi Alvin Berishën nga kampi Al-Hol, si mediat italiane ‘nxjerrin zbuluar’ Ramën

12:55 | 07/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shijoni propagandën”/ Kush e shpëtoi Alvin Berishën nga kampi Al-Hol, si mediat italiane ‘nxjerrin zbuluar’ Ramën

11-vjeçari Alvin Berisha ka nisur rrugëtimin e tij të sigurt në drejtim të shtëpisë së tij, në Itali, ku do të bashkohet me babanë dhe motrat, për të lënë pas krahëve makthin 5 vjeçar në kampet e ISIS, ndërsa dy vite jetoi dhe pa nënën e tij, e cila u vra gjatë një sulmi.

Historia e tij tronditi shqiptarët, por më shumë se kurrë vuri në punë autoritetet italiane, për të bërë të mundur kthimin e tij në Romë, prej nga ishte rrëmbyer nga e ëma.

Nëse në fillim të publikimit të rastit nga Le Iene, qeveria shqiptare do ta bënte pothuaje të pamundur kthimin e tij, presioni i jashtëzakonshëm mediatik, edhe përtej kufirit bëri që të kishte një moment reflektimi.

Teksa fillimisht ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli do ti mbyllte telefonin ekipit të medias italiane, me insistimin e fortë të tyre, çështja nuk mund të mbetej më në dorën e vetëm një punonjësi të shërbimit diplomatik.

Puna mes dy shteteve, nisi pas një vizite të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Itali, ku më shumë sesa ai, ishte kryeministri Konte ai që këmbënguli për operacionin e kthimit të Alvinit.

Në terren për mbështetjen e këtij operacioni ka qenë dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, mirëpo mediat italiane këmbëngulin se i gjithë aksioni është drejtuar nga një skuadër speciale e Ros të Milanos.

“Një operacion aspak i lehtë. Kjo në shumë aspekte. Për të tërhequr këtë fëmijë (Alvin Berishën) është krijuar një korridor special humanitar, në territorin kurd, atë sirian, më pas fëmija është dërguar në Liban dhe do të sillet në Itali, gjatë një periudhe me vështirësi të mëdha në të gjithë zonën.

Fëmijë në këtë kamp, (që mikëpret 70 mijë njerëz) janë diçka më shumë se 40 mijë. Dhe mes tyre ishte edhe Alvin, djali i një luftëtareje, i konsideruar edhe si ‘fëmija’ i ISIS. Edhe për këto arsye, ka pasur frikë deri në fund, se ndonjëri nga korridoret e krijuara për kalimin e tij, mund të mos shkonte siç ishte parashikuar.

Operacioni është ideuar dhe zhvilluar në terren nga një skuadër speciale e Ros të Milanos. Alvin Berisha, pas pak ditësh do të dëgjohet në një seancë speciale të mbyllur, për të parë nëse do të ofrojë ndonjë informacion në lidhje me aktivitetin e terroristëgve në Siri dhe vdekjen e nënës së tij.

Edhe pse Alvini është qytetar shqiptar, gjithçka është planifikuar dhe zhvilluar nga autoritetet italiane për arsyen se, ai është rrëmbyer nga nëna e tij në terroritorin italian, duke përfshirë edhe faktin se ai është lindur dhe rritur po në Itali”, theksojnë mediat italiane.

Indiciet se kthimi i Alvinit po përdoret për propagandë nga ana e qeverisë shqiptare, i ka dhënë dhe këshilltari i presidentit Meta për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla.

“Alvini është i lirë, tani shijoni propagandën”, ky do të ishte një postim i tij thumbues në Facebook, ndërsa ai kishte qenë i pari që kishte publikuar foton e Alvinit të lirë.

Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet nga mediat egjiptiane, të cilat kanë shkruar se operacioni për shpëtimin e Alvinit është ndjekur nga afër dhe nga presidenti Ilir Meta.

Por përtej meritave, vlen të theksojmë se Alvini nuk është fëmija i vetëm shqiptar që gjendet në kampet e ISIS. Dyshohet se janë më shumë se 30 fëmijë që presin ndërhyrjen e shtetit shqiptar, që duket se kujtohet vetëm kur ndizen dritat e kamerave dhe mediave.

Padyshim që një meritë të madhe për shpëtimin e Alvinit e ka dhe gazetari shqiptar Taulant Kopliku dhe ekipi i Le Iene, pa të cilët lotët e Afrim Berishës do të shkonin dëm, dhe fati i 11 vjeçarit do të mbetej i gjithi një mister.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: alvin berishashpetimi i alvin berishes
Pas

SKANDALI/ Miratohet tenderi nga Kuvendi, 2.3 mln lekë për një biletë në Cape Verde

Para

Ndjekësit i vunë re ndryshimet në fytyrë, këngëtarja tregon të vërtetën për operacionet plastike

Para
Ndjekësit i vunë re ndryshimet në fytyrë, këngëtarja tregon të vërtetën për operacionet plastike

Ndjekësit i vunë re ndryshimet në fytyrë, këngëtarja tregon të vërtetën për operacionet plastike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.