Ish-kryebashkiaku i Durrësit shihet teksa qarkullon me një “Range Rover” dhe vihen re pas tij në të gjitha daljet, njerëz që e shoqërojnë, por këtë radhë diçka e pazakonshme i ka ndodhur njërit prej tyre.
Dako zbret nga dera e parë e “Range Rover”-it luksoz ndërsa nga sedilja e pasme e tij dikush hap derën dhe duke zbritur shihet që bie në asfalt.
Në pamje të parë duket sikur këmba e tij është penguar në diçka, por nëse vihet re me detaje, nuk është pikërisht ashtu. Dako zbret nga makina dhe vijon të ecë ndërsa hapet dera e pasme e saj, aty sikur ndodh diçka, rënia e personit në fjalë duket më shumë shtytëse se penguese.
Shtuar kësaj faktin se dikush mbyll derën menjëherë ndërsa shoqëruesi i Dakos që nuk dihet nëse është truproja e tij apo dikush tjetër, ngrihet nga asfalti.
Ai bën një tjetër lëvizje dyshuese, pasi drejtohet nga dera e cila u ‘rrëzua’, provon ta hapë si për të kërkuar llogari dikujt për aktin që bëri, por nuk funksionon, dhe me sa duket merr një shenjë apo dikush e thërret, mbase edhe vetë Dako pasi niset menjëherë pas tij.
“Range Rover”-i famshëm i Dakos shfaqet pranë Muzeut të Dëshmorëve dhe sapo ndalon, nga dera e parë zbret ish-kryebashkiaku.
Tani shikoni videon:
(F.GJ/FAXWEB.AL)