Jo rrallëherë, në tregun shqiptarët, konsumatorët hasin në produkte me cilësi të dyshimtë dhe jo të sigurta për t’i konsumuar. Pavarësisht masave të ndërmarra nha institucionet përkatëse sërish këto produkte arrijnë të futen në vendin tonë duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.
Një prej këtyre produkteve është edhe mishi, ose më saktë mishi i pulave. Produkte që mbërrijnë në Shqipëri duke shkelur çdo parametër të sigurisë shëndetësore.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, pulat që vijnë nga jashtë jo vetëm që nuk janë produkte bio ose natyarë, por pula të rritura në mënyrë artificiale dhe të sforcuara. Një prej punonjësve të firmës në fjalë përdor një shiring për të rritur volumin dhe peshën e produktit, ndërsa nuk dihet se çfarë është preparati që përdoret për një gjë të tillë.
Sipas ekspertëve të fushë, këto janë hormone, kryesisht steroidë për stimulimin e rritjes muskulare të tyre ( shtimin në peshë).
Në vitin 2005, Jemin Gjana, në atë kohë ministër i Bujqësisë, urdhëroi ndalimin e importit e shpendëve të gjalla të skartimit nga çdo vend, deri në një kohë të pacaktuar.
Por pavarësisht kësaj, në tregun shqiptar kishte zëra që këto pula importoheshin kryesisht nga Greqia me dokumente te falsifikuara ose edhe pa asnjë lloj dokumentacioni shoqërues.
Ne jemi çfarë hamë. Por çfarë dreqin po hamë?!… (A.R/SHUPLAKA)