Po luhet në këto momente ndeshja gjysmë finale për Superkupën e Spanjës, mes Real Madridit dhe Valencias.
Ndeshja është 1-0 në favor të madrilenëve, me autor të golit, Toni Kros, i cili realizoi në minutën e 16’. Pikërisht goli i shënuar nga mesfushori gjerman i ka lënë të gjithë me gojë hapur, pasi ka ardhur nga goditja e këndit.
Kur të gjithë prisnin një krosim në zonën e rreptësisë, Kros pa daljen e portierit kundërshtar, dhe menjëherë gjuajti në drejtim të portës. Topi mori një hakore të përkryer duke mos i lënë shumë mundësi për reagim portierit.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: