Kryedemokrati Basha ditën e sotme në një deklaratë për mediat tha se pavarësisht se Rama tha se nuk do të ketë dialog në anglisht, opozita do i kërkojë ta bëjnë bashkë reformën kushtetuese pasi është në të mirë të shqiptarëve.
Basha theksoi se edhe pse SPAK është harxhimi më i madh i bërë ndonjëherë dhe meriton 0 besim PD-ja do t’i japë një shans në mënyrë që të vërë para drejtesisë të gjithë funksionarët të cilet kanë lidhje me krimin e organziuar.
I pyetur nga gazetarët për emra konkretë të këtyre politikanëve të Partisë Demokratike të lidhur me krimin, Basha tha se komentet janë të teperta por mund tu hidhet një sy të gjithë atyre që janë pasuruar pas lënies së pushtetit dhe sipas tij janë persona që kanë bashkëpunuar me Ramën dhe i kanë vënë shkelmin partisë.
BASHA:Ne ulemi për të cuar para plotësimin e tyre dhe nuk shkojmë me qark pushke, firmosni tani.
Ama këtë do e bëjmë në sy të gjithë shqiptarëve. Sic ju thashë edhe nëse masakra zgjedhore nuk do kishte penguar partinë demokratike për të ardhur në pushtet është bindja ime e thellë si demokrat edhe pot ë mos kishim votat do u thonim eja ta bëjmë bashkë, atë që duan shqiptarët, një sistem të drejtë zgjedhor.
Ky është mekanizmi bazë i demokracisë. Nuk është një vend shkretëtirë por një pjesë e shqiptarëve nuk kanë bukë për fëmijet e të tjerë ndezin dritat e kullave.
S’i mund t’i besoni vetingun e politikanëve SPAK-ut?
Basha: Demokratët nuk turbullohen kollaj, e dinë shumë mirë se kush janë ata q duan të mbajnë vendin peng. Pavarësisht llumit në të dyja anët unë do vazhdoj me sakrificën për vendin, SPAK meriton 0 besim , është harxhimi me i madh, qilim kuqi e quajta në Kuvend, por tani do i japim një shans që të vijojë të bëjë punën për të cilën paguhet.
Të ngrihen në lartësinë e punes së tyre për të cilën kanë investuar shqiptarët dhe ndryshe nga përrallat e Ramës, ne jo vetëm nuk u trembemi insttitucioneve të drejtësisë por u japim ndihmën tonë.
Kriteri më i mirë është: shikoni kush është pasuruar pasi lamë pushtetin pasi ka vendosur që sakrificën tonë ta përdorë për atë qëllim jo nuk është kujtuar për partinë por i ka vënë shkelmin dhe ka bashkëpunuar me Ramën. Komentet e mia janë të tepërta për këtë, do ketë një kohë për drejtësi.
(E.D/faxweb.al)