Një automjet i markës “Wolksvagen”, tip Golf 4 me targa kosovare që prej orës 15.00 të drekës të ditës së djeshme ka bllokuar hyrjen e garazhit të dy pallateve në Tiranë. Po kështu banorët ankohen se kanë telefonuar mbi 20 herë policinë por që nga ora 16.00 deri në orën 20.00 nuk u bë asgjë qoftë nga policia, qoftë nga karrotreci, shkruan Jeta Osh Qejf.
Më pas banorët “përveshën mëngët” dhe e zgjidhën vetë situatën “shqiptarçe”. Në vijim të videos do të shikoni se çfarë bënë banorët.(J.V/Shuplaka)