Si pasojë e reshjeve të shirave mbrëmjen e djeshme rrugët e qytetit bregdetare të Durrësit janë përmbytur duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe të mjeteve.
Këmbësorët dhe nxënësit e shkollave e kanë të vështirë të lëvizin sot në qytet. Rrugë e trotuare janë përmbytur dhe qarkullimi është i vështirë edhe për automjetet.
Mjafton pak shi dhe rrugët e Durrësit janë të papërshkueshme me këmbë dhe makinë duke i ngjarë një Venecie të vogël ku për të shkuar në punë apo në shkollë duhet varkë.
Policia ka devijuar qarkullimin rrugor në akset më problematike të qytetit. Te “Stacioni i trenit” dhe tek “Stadiumi” ku niveli i ujit ka kaluar mbi 40 cm, nuk bëhet më rreth-rrotullimi, por kalohet vetëm në një sens rrugor vajtje-ardhje.
Policia e qarkullimit rrugor, pavarësisht shiut të dendur e rrugëve të përmbytura, ka dalë në rrugë për të disiplinuar trafikun e automjeteve që kanë mbetur të bllokuara
Dhe shkolla “Qemal Mici” nuk po zhvillon mesim sot për shkak të reshjeve të shiut dhe situatës së vështirë
(K.H/Faxweb.al)