Shirat që ranë pas mesnate në zonën e Drenovës kanë ndihmuar ndjeshëm në përmirësimin e situatës me vatrat e zjarrit, veçanërisht në ato zona ku ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Burime nga terreni bëjnë me dije se vatrat aktive janë aktualisht me intensitet të ulët dhe nuk përbëjnë rrezik për përhapje. Situata është nën kontroll dhe monitorohet nga ekipet e emergjencës.
Autoritetet vijojnë të mbeten në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm, ndërsa reshjet kanë qenë vendimtare për parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të zjarreve në këtë zonë me risk të lartë gjatë verës.