Mëngjesin e sotëm, ambasada turke në Suedi ra pre e një sulmi nga disa persona me maska. Sipas një njoftimi të ambasadës, personat kanë hedhur shishe me bojë në muret e ndërtesës. Kamerat e sigurisë të vendosura në ambientet e jashtme të godinës, kanë filmuar dy persona me maska.
Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, megjithatë një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe nëntorin e kaluar, ku disa persona goditën ndërtesën jo vetëm me shishe me bojë, por edhe me gurë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet, për të zbardhur ngjarjen dhe për të indentifikuar dhe kapur autorët. (D.D/Shuplaka)