03:47 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shisnin kanabis e kokainë të ndara në doza lagjeve të Fierit, arrestohen në flagrancë dy të rinj

13:10 | 11/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shisnin kanabis e kokainë të ndara në doza lagjeve të Fierit, arrestohen në flagrancë dy të rinj

Kapen dhe arrestohen në flagrancë dy persona dhe procedohet një tjetër në Fier. Mësohet se S. I 23 vjeç dhe R. O 28 vjeç janë kapur duke shitur kanabis dhe kokainë në lagjet e Fierit.

Nga kontrolli në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra doza kanabisi e kokaine, peshore, grirëse bimore, thikë dhe 4 celularë. Dyshohet se këta të rinj siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza dhe e shisnin në lagjet e qytetit.

Për këtë rast është proceduar i lirë 42-vjeçari E.I pasi ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.  

Finalizohet operacioni policor i koduar “Procesi”, sekuestrohen dhjetëra doza të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe kokainë.   

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë në lagjen “1 Maji”, duke shitur doza të lëndëve narkotike, të cilat i përgatitnin në banesë.     

 Pas disa muajsh hetime të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSH Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “Procesi”, si rezultat i të cilit u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, në lagjen “1 Maji”, Fier, dhe u vunë në pranga shtetasit:

S. I., 23 vjeç dhe R. O., 28 vjeç, banues në Fier.  

Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndëve narkotike të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektrike, një grirëse bimore, një mjet prerës (thikë) dhe 4 celularë, që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, i ndanin në doza në banesat e tyre dhe i shitnin në lagje të ndryshme.  

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. I., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka patur dijeni për këtë veprimtari kriminale.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Pas

Shkoder/ Plagosja e Ndue Prekës, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e ngjarjes

Para

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Sali Berishës

Para
Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Sali Berishës

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Sali Berishës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.