DVP Vlorë/Kontrolle intensive nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për goditjen e paligjshmërive.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohet në flagrancë një 17-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike, në qytetin e Vlorës.
Sekuestrohen 57 doza lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të ndara gati për shitje.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Vlorë, në vijim të intensifikimit të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan kontrolle në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
Si rezultat, nga këto shërbime u bë e mundur kapja në flagrancë e një shtetasi të mitur, 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.
Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 39 doza cannabis sativa dhe 18 doza kokainë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë u bë arrestimi i 17-vjeçarit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.