Një 16-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për shitje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se adoleshenti akuzohet se shiste drogë në zona të ndryshme të Kamzës.
Në kuadër të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3, u finalizua operacioni policor i koduar “Black bag”.
Vihet në pranga një 16-vjeçar i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Kamzës.
Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Black bag”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i një 16-vjeçari, banues në Kamëz.
Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Kamëz.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.