Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara dhe duke garantuar tek konsumatori sigurinë ushqimore.
Trupa inspektuese e AKU-së në Gjirokastër ka evidentuar në fshatin Memaliaj një subjekt me aktivitet “ minimarket” e cili u kap në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara si: birra, reçel, kos, salcë kosi etj. Ndaj subjektit është marrë masë administrative me gjobë, si dhe asgjësim i menjëhershëm i produktit.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post