Një i ri shqiptar është prangosur në Greqi në ishullin e Mikonosit pasi autoritetet kanë zbuluar se ai shiste drogëra të llojeve të ndryshme.
Në mediat greke i riu shqiptar identifikohet si ‘’Aleksandër Shqiptari’’, por nuk bëhet i ditur emri i tij. Gjatë kontrollit nga policia atij i është gjetur metamfetaminë, ketaminë, ekstazi, 1800 pako najloni dhe 50 shiringa.
Por nuk ishin të vetmet këto, sepse ai kishte edhe një substancë që njihet si “shurupi GBL” . Ky shurup provokon ndjenjën për të kapur persona me zor dhe për të kryer marrëdhënie intime me forcë.
“Shurupi” në fjalë s’ka ngjyrë dhe kur derdhet në ujë nuk ka aromë. 26-vjeçari shqiptar punonte në Aeroportin e Mikonosit.
Ai ishte nën vëzhgim prej kohësh nga policia helene. Ai është prangosur në momentin, që ishte transportuar shurp “GBL”