23:12 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shitësit e paketave futen në burg, por bizneset VIP kanë miliona euro borxhe tek tatimet

14:36 | 13/09/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shitësit e paketave futen në burg, por bizneset VIP kanë miliona euro borxhe tek tatimet

Ndërkohë që tatimet po ua marrin shpirtin bizneve të vegjël, pa përmendur akoma çfarë ndodh me shitësit ambulantë, ata tipat që shesin paketa cigaresh në rrugë por që policët e tatimeve ua sekuestrojnë mallin, arrestohen dhe nuk i lejojnë që të punojnë për të fituar bukën e gojës, situata paraqitet ndryshe me “peshqit e mëdhenj” apo të ashtuquajturit “bizneset VIP”.

Në fakt, rreth dy vite më parë Banka e Shqipërisë bëri publik lajmin se 35 kreditorë të mëdhenj kishin mbi 60% të totalit të kredive të këqija, hua që aktualisht janë në fazë ristrkuturimi.

Mirëpo tanimë të dhëna të tilla vijnë edhe nga tatimet, duke vërtetuar kështu që bizneset VIP janë më problematiket në vendin tonë, duke filluar nga marrëdhëniet me  bankat që përmendëm më lart, e deri te institucionet tatimore e doganore.

Nga 78 miliardë lekë që është detyrimi që kanë 18.5 mijë bizneset në vend, 38% e këtij totali i përket vetëm 74 bizneseve VIP.

“Peshën më të madhe në vlerën e detyrimeve e zënë subjektet e Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj, 38%, më pas vjen Drejtoria e Tiranës, e cila në fakt ka një numër absolutisht më të madh të tatimpaguesve, me 35,6%, Durrësi rreth 5%, e kështu me radhë të tjerat në rend zbritës, me më pak detyrime”, citon revista Monitor të dhënat e marra nga Tatimet.

Po ti biesh lapsit, të gjitha këto shkojnë deri në rreth 30 miliardë lekë, ose 220 milionë euro borxh. Borxh që bizneset e mëdha ua kanë shtetit.

Monitor shkruan se disa prej kompanive në fjalë bënin pjesë edhe në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj të bankave.

Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë kompani nga sektori i naftës dhe ndërtimit dhe janë përfshirë tashmë në një proces falimenti. Por ato do të jenë objekt i detyrimeve tatimore derisa sa Gjykata e Falimentit të marrë vendimin e likuidimit.

Një pjesë e subjekteve e kundërshtojnë detyrimin dhe kanë hapur proces gjyqësor, por kjo gjithsesi kërkon pagimin apo garantimin e pagimit të detyrimit.

Bizneset e Listës së Zezë:

Në listën e zezë të Tatimeve janë emra të njohur të biznesit, si kompania e Përpunimit të Naftës, ARMO, “Bankers Petroleum”, “Deveron Oil Albania”, “TEA Construksion”, “Çilotaj Group”, “Filanto”, “Petrolimpex”, “ERI Fruit”, “Transpetrol”, “Rrajca” etj.

Ndërkohë pjesë e Listës janë të gjitha kompanitë e Grupit “Taçi OIL” tashmë në falimentim. Lista dominohet më së shumti nga biznese të sektorit hidrokarbur, ku spikasin “Rira”, “Anoil”, “Viloil”, FIT-MEK-OIL, “Globoil”, “Petrol Impex”, “Transpetroli”, “Kuid”, “Taçi Oil”, ARMO, “Bankers” etj.

Nga sektori i ndërtimit dhe energjisë spikasin emrat e njohur si “Vigand Konstruksion”, “Alpine Bau GMBH”, “Çilotaj”, “TEA Construksion”, “Balfas Industrial”, “Kalivaç Energy”, “Construksion Energyk” dhe “Amadeus Group”.

Pjesë e listës është edhe qendra e njohur tregtare “City Park” dhe ish-kompania e supermarketeve, “Carrefour” (Qendra e Distribucionit Ushqimor).

Nga sektori i lojërave të fatit në listën e zezë të Tatimeve si biznese VIP janë “Astra 200”, “Xhoi Lloto” dhe “Top Bast”. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: bizneset VIPTatimet
Pas

Veshjet “Oversize”, trendi i kësaj vjeshte (FOTOT)

Para

Plasin vjedhjet në Sarandë, çfarë marrin “skifterët” në dy bizneset e të njëjtës lagje

Para
E kërcënuan me armë zjarri dhe i vodhën 4 mijë euro, policia arreston 3 persona (EMRAT)

Plasin vjedhjet në Sarandë, çfarë marrin “skifterët” në dy bizneset e të njëjtës lagje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.