Një apartament është vjedhur këtë mbrëmje në qytetin e Gjirokastrës. Grabitja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” pranë tregut të qytetit, shkruan ORA News.
Sipas raportimeve, shtëpia ishte në pronësi të një tregtari të njohur mishi në këtë qytet dhe zonat përreth.
Qytetari me iniciale M.P, ankohet se i kanë vjedhur rreth 60 milionë lekë të vjetra.
Autorët e ngjarjes janë larguar menjëherë pas grabitjes duke mos lënë gjurmë. Bardhë e blutë kanë nisur hetimet. (D.D/Shuplaka)