10:52 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shiti disa herë apartamentet, kush është gruaja e ndërtuesit që fitoi 318 mijë euro (DETAJET)

11:19 | 06/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Shiti disa herë apartamentet, kush është gruaja e ndërtuesit që fitoi 318 mijë euro (DETAJET)

Nga policia e Tiranës është arrestuar ndërtuesja Vjollca Hoxholli me akuzën e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve. Ajo akuzohet se ka përfituar një sasi të konsiderueshme prej 318 mijë eurosh nga një qytetar që kishte “blerë” 4 apartamente te kompania e ndërtimit e shtetases Vjollca Hoxholli.

Apartamentet e blera nga ky shtetas u janë shitur edhe personave të tjerë. Sipas Policisë sëTiranës  më 3 mars 2017, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetases Vjollca Hoxholli, 55 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas Policisë, kjo shtetase që prej vitit 2007 kryen funksionin e administratores te një firmë ndërtimi dhe në këtë periudhë kohore dyshohet se me anë të mashtrimit ka premtuar shitjen e katër apartamenteve në rrugën “Teodor Keko”, shtetasit D. S., 56 vjeç, dhe pasi ka përvetësuar shumën monetare prej 318.580 eurosh, i ka shitur ato te shtetas të tjerë, më konkretisht, njërin prej tyre shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Detaje:

Pas arrestimit, Policia tha se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “fshehje e të ardhurave”, “mashtrim” dhe “falsifikim i dokumenteve (kontrata). E arrestuara mësohet se është bashkëshortja e Rrapush Hoxhollit, ndërtues i njohur në Tiranë, aktualisht person nën hetim nga Prokuroria për mashtrim me shitjen e apartamenteve.

Një vit më parë, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim shtetasen Vjollca Hoxholli, administratore e shoqërisë së ndërtimit “Gora sh.p.k.” dhe “Hoxhollu”, duke e akuzuar për veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda”. Hetimet kishin nisur në bazë të kallëzimit të shtetasit A.M., i cili ka konstatuar se dy apartamente dhe dy garazhe të blera në vitin 1997 në firmën “Hoxholli”, kompania paraardhëse e “Gora”, i janë shitur në vitin 2006 një personi tjetër, i cili rezultoi të ishte motra e të pandehurës.

Nga hetimi ka rezultuar se, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, pronat e blera nga kallëzuesi në pallatet e “Hoxhollit” në vlerën 13 milionë lekë të rinj, e pandehura Vjollca Hoxholli ia ka “shitur” motrës së saj, Sadete Bejdo, shumë vite më pas. Sipas Prokurorisë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, pronat e blera nga kallëzuesi në pallatet e “Hoxhollit”, në vlerën 13 milionë lekë të rinj, e pandehura Vjollca Hoxholli ia ka “shitur” motrës së saj, Sadete Bejdo, shumë vite më pas. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: mashtirimindertuesvjollca hoxholli
Pas

”Rama dhe të kriminuarit e tij në Kuvend dhe Bashki”, spoti i ri i Partisë Demokratike (VIDEO)

Para

ANALIZA mbi konfliktin Tufa-Çuli/ Saharaja, larg është Saharaja, Vilson!

Para
Akuzat e rënda, “Ti dalim para vrasëses”, mesazhi i Agron Tufës anulon takimin e Diana Çulit

ANALIZA mbi konfliktin Tufa-Çuli/ Saharaja, larg është Saharaja, Vilson!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prezantohet ‘EU4Migration’, Gonzato: Emigracioni, përgjegjësi e përbashkët! Projekti mbështet përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit

Sulmi rus në Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave, 21 të vdekur dhe 120 të plagosur

Sulmet iraniane gjatë natës mbi Izrael, asnjë viktimë (Detajet)

“I dha karamele dhe e preku në vende intime ”/ Arrestohet 59-vjeçari në Maliq, ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren

Vrasja e Grei Bihucit në Fier/ Prokuroria mbyll hetimet, çon në gjyq dy autorët, njëri pre tyre i mitur

Spërkatje kundër gjarpërinjve në Liqenin e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes

Qetësia kthehet në Los Angeles, kryetarja e Bashkisë heq shtetrrethimin

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Çfarë zbuluan dosjet sekrete të CIA-s

Vranë me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci, prokuroria kërkon 25 vite burg për Florian Mukën dhe 12 vite për të miturin

Ish-ambasadori izraelit: Irani mund të sulmojë Amerikën dhe ta detyrojë të hyjë në luftë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.