Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundi në Itali, ku një nënë shqiptare ka shitur vajzën e saj për 70 mijë euro.
Gruaja kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj dhe kishte pranuar që të martohej me një avokat italian, që kishte prirje homoseksuale, në mënyrë që tia linte atij pas lindjes fëmijën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pavias. 31-vjeçare në mënyrë që të mos binte në sy në komunitet kishte zgjedhur martesën e përkohshme me avokatin. Por duke qenë se avokati homoseksual prej vitesh bashkëjetonte me të dashurin e tij, bënë që dyshimet të shtoheshin së tepërmi.
Pasi kishte marrë të dhënat e para, policia kishte nisur hetimet, ku ishte zbuluar edhe disa lëvizje të dyshimta parash, nga llogaria e avokatit tek ‘gruaja’ e tij shqiptare e cila ishte shtatzënë.
Pas kësaj, policia kishte vendosur të bënte edhe analizat e fëmijës. ADN-ja kishte zbuluar atë që priste dhe policia. Fëmija nuk ishte i avokatit italian, por i të dashurit të shqiptares.
Këto prova kishin sjellë që edhe shqiptarja të rrëfehej, duke pranuar se kishte pranuar që të martohej me avokatin dhe më pas do të merrte 70 mijë euro, duke i lënë fëmijën atij. Avokati italian do të regjistronte fëmijën në emrin e tij.
Pas këtyre provave, shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg. (E.K/FAXWEB.AL)