Surpriza e motit dhe rikthimi i reshjeve pas ditëve të nxehta të verës, ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Elbasanit. Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të pasdites, për shkak të intesitetit të lartë të tyre, kanë shkaktuar probleme të shumta në disa zona të qytetit.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxweb rrugët në lagjen NSHU janë tërësisht të mbuluara nga uji. Pikërisht kjo lagje përbën një zonë problematike e cila përmbytet vazhdimisht në qytetin e Elbasanit, e megjithatë ndërhyrja e autoritetit lokal për përmirësimin e situatës është inekzistente.