Ditën e sotme Greqia pritet të miratojë në Parlament projektligjin për zgjerimin e hapësirës detare nga 6 milje në 12 në Egjeun Qëndror dhe Jon.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ditën e djeshme në Parlament tha se zgjerimi pritet të përfshijë dhe pjesën e detit në lindje të Kretës, zonë e cila Turqia dhe Greqia kanë pasur përplasje të forta.
Ministri grek tha ndër të tjera:
Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve (vendim i marrë pak ditë më parë nga Greqia sh.r), zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135 000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rendësia e këtij projektligji.
Unanimiteti i vërejtur gjatë diskutimit në komisionin përkatës është i nevojshëm të pasqyrohet edhe në votën e sotme duke marrë një mbështetje unanime nga deputetët. Jemi në një moment historik dhe unë dua të falenderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin.
Ndërkohë mediat turke e kanë konsideruar deklaratën e ministrit grek një ‘shkak për luftë’ duke rikthyer vëmendjen e publikut dhe deklaratat e mëparshme të deputetëve grek.
Pritet që gjatë ditës së sotme të vijojnë diskutimet në parlamentin grek ku gjasat janë që projektligji të kalojë me vota unanime nga deputetët./r.g