Në emisionin “Zonë e Lirë” ishte i ftuar mbrëmjen e sotme Saimir Tahiri. Por mesa duket planifikimi për ardhjen e Tahirit ka ndodhur në çast të fundit, dhe kjo ka bërë që Çani të shty edhe intervistën që kishte planifikuar me Stresin. Pritja sigurisht e ka irrituar një “bad boy” si Stresi dhe këtë e ka shprehur edhe vetë.
“Të isha në televizion tjetër, tani do kisha ikur, po çfarë të bëjë ty dhe Tv Klan-it”, është shprehur Stresi.
Edhe Çani nuk i ka kursyer batutat duke u thënë “ik tani, ma fut sa krahu”. Ndërkohë që ish-ministri I Brendshëm Saimir Tahiri mbrëmë në ‘Zonë e Lirë’ foli sërish rreth fjalëve të tij “s’ka bir nene e bir k**ve të më ndalojë të bëj drejtësi”. Anëtarë të opozitës deklarojnë se kjo shprehje është kërcënim ndaj kryeministrit Rama.
Por i pyetur ne Zone e Lire “A ta ka futur Rama? Saimir Tahiri pergjigjet: Qemal Stafa nuk e hëngri nga italianët apo e dimë gabim?
Arjan Çani: E hëngri nga Enver Hoxha, ti e di.
Saimir Tahiri: Po mirë, ai nuk e paska ditur nga mund ta hante. Unë të paktën e di. Qemali i shkretë nuk e dinte që mund ta hante nga Enveri. Unë të paktën e marr me mend.
Arjan Çani:….qe do ta hash nga Rama?
Saimir Tahiri: Nuk e besoj dhe as është e mundur.
(B.H/Faxweb)