Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin që shkaktoi aksidentin me 1 të vdekur dhe 5 të plagosur një ditë më parë në aksin Elbasan-Librazhd.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për media policia bëri me dije se u vu në pranga shtetasi N. D., 32 vjeç, i cili drejtonte automjetin që u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi A. F., 66 vjeç.
Si pasojë humbi jetën shtetasi F. A., 68 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A. F., si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë.