Arrest me burg është masa që është dhënë për Ervin Bixhin, i cili shkaktoi akisdentin në Laprakë ku humbi jetën 28 vjeçarja Xhenis Trebeshina.
Në aksident ka mbetur e plagosur edhe pasagjerja tjetër e cila ndodhej në makinën e Bixhit, si dhe efektivi i policisë me makinën e të cilit kreu përplasjen Bixhi.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e 5 Janarit ku dy nga shkaqet kryesore kanë qenë, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur nga Bixhi, por edhe shpejtësia e lartë në qarkullim.
Detajet që jepte policia pas akidentit:
Tiranë Më datë 05.01.2017, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: – Ervin Bixhi, 26 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip “Jeep”, në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetësja Xh. T., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe ka mbetur e plagosur dhe shtetësja F. F., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Të dyja shtetaset e lartë përmendur ndodheshin pasagjere në automjetin e shtetasit Ervin Bixhi. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugore dhe Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. (E.K/SHUPLAKA)