SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë vijuar operacionin për tëvënë në pranga persona që mashtrojnë përmes call center. Në operacionin e fundit janë lëshuar 14 urdhërarreste, pasi ishin marrë indicie nga qindra kallëzime, se qytetarët italiane ishin mashtruar përmes investimit në bursa. Ishte prokurori Ened Nakuçi i cili dha më shumë detaje në lidhje me operacionin e ndërmarrë në bashkëpunim me hetuesit italianë.
“Ju kemi ftuar në këtë komunikim për t’ju vënë në dije në lidhje me aksionin e Prokurorisë së posaçme dhe autoriteteve italiane ku ditën e djeshme në sajë të punë së përbashkët u nxorën 14 masa sigurie arreste shtëpie të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me mashtrimin e shitjeve online.
Ky operacion është vijim i një operacioni të mëparshëm ku më parë janë nxjerrë tre masa sigurimi. Masat e ditës së djeshme janë kryer në prezencë të hetuesve italianë në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar policor. Kjo u krye pas kontrolleve të kryera më 25 tetor të vitit të kaluar në rrugën “Dritan Hoxha”.
E rëndësishme është që nga ai moment janë administruar rreth 140 kallëzime të personave të dëmtuar që rezulton se shuma shkon deri në 4 mln e 700 mijë euro për personat e dëmtuar. Hetimet filluan pas një denoncimi të bërë nga të dëmtuarit në Itali, viktimat kontaktoheshin përmes telefonit dhe bindeshin të investonin ën shifra të vogla e më pas stimuloheshin të bënin pagesa shumë më të mëdha me premtimin që do të pasuroheshin.
Grupi i strukturuar kriminal e bënte shumë të besueshëm fitimin dhe ishin shumë të aftë në përdornin e teknikave bindëse.
Për çdo transferim që kryhej rezultonte dhënia e një sasie bitcoin për të zhdukur gjurmët e parave që investoheshin. Më pas puna kalonte te konsulentët retention që përfitonin hapat e fundit të të ardhurave nga mashtrimet. Nga verifikimet e bëra, shtetasit janë drejtues deçiziv të call centerevae.
Hetimet vazhdojnë edhe për personat e tjerë të implikuar dhe analiza e detajshme tregon se paratë e fituara përkthehen në kriptovalutë. Operatorët merrnin paga mujore dhe bonuse, në krye të secilit grup ishte një drejtues , që përveç përfitimeve në % merrte dhe bonuse nga mashtrimet. Ishin parashikuar edhe sanksione e dënime për ata që nuk përmbyllnin kontrata e gjithë kjo në dëm të qytetarëve të pafajshëm.”- tha Ened Nakuçi.