Dy të rinj nga Elbasani janë arrestuar nga policia nën akuzën e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.
Në pranga të policisë ra Mario Dermyshi, 22 vjeç, banues Gramsh pasi në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Gostimë, duke drejtuar motoçikletën, është përplasur me mjetin tip “BMV”, me targa AA962EM, me drejtues shtetasin B.N., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi motoçikletës vetë Dermyshi, i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu u arrestua edhe Theudhor Ç, 18 vjeç, banues në lagjen “Dyle Haxhire”, Elbasan pasi në bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën.
(m.q.Faxweb)