Emisioni “BOOM” në RTV Ora News ka trajtuar problemin e një veterinere nga Tropoja e cila është pushuar nga puna disa herë.
Bëhet fjalë për Sose Buçpapaj punonjëse e shërbimit civil në AKU e Kukësit. Ajo pushohet nga puna për herë të parë në 2003. Pas rikthimit nga puna, në vitin 2014 pushohet sërish me pretendimin se i kishin kapur në shkelje, zonjë Buçpapaj dhe dy kolegë të saj, por këta të fundit nuk u pushuan nga puna.
Pasi bën një ankesë të AKU Tiranë e rikthejnë në punë, por pas disa muajsh, e pushojnë për herë të dytë brenda 2014 me pretendimin se ishin ankuar bizneset.
Por e gjithë kjo sipas provave shkencore ka rezultuar që nuk është e vërtetë pasi kolegët në bashkëpunim me drejtorin e AKU Kukës kanë falsifikuar dokumentat.
Çështja ka shkuar në Gjykata dhe ka ngritur një padi për të gjithë personat që kanë bërë falsifikimet.
Sose Buçpapaj, denoncuese: I jam drejtuar emisionit tuaj për të treguar kalvarin e vuajtjeve të mia të një punonjëse me statusin e nëpunësit civil e cila duke punuar me ndërgjegje dhe në zbatim të ligjit jam larguar mbi bazën e falsifikimit të dokumentave zyrtare nga punonjësit dhe drejtori i AKU Kukës. Kam filluar punë shtator 2002 me detyre veterinere garantine në Tropojë. Në maj 2003 jam pushuar nga puna mbi bazën e dokumentave të falsifikuar nga kolegët e mij dhe punëdhënësi.
I jam drejtuar gjykatës për rikthimin në vendin e punës dhe gjykata e Apelit Shkodër më ka rikthyer në vendin e punës duke më dëmshpërblyer të gjithë periudhën kur kam qenë pa punë. Në vitin 2011 kam kaluar me detyrë inspektore ushqimi pranë drejtorisë AKU Kukës, ku kam punuar deri në datën 29.1.2014. Nga kjo datë jam larguar në mënyrë po të njëjtë duke përdorur dokumenta të falsifikuara në emrin tim. Në bazë të raport auditit kishte vënë emrin tim Sose Buçpapa ku në raport autit nuk ekzistonte emri im, por emri i dy inspektorëve të tjerë.
Jam ankuar administrativisht në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU dhe jam rikthyer në detyrën e mëparshme. Në datën 24.11.2014 jam larguar përsëri nga puna mbi bazën e falsifikimit të dokumentave nga kolegët e mij në bashkëpunim me drejtorin e Kukësit. Për këtë shkak kam bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Kukësit. Prokuroria ka hetuar pretendimet e mia pjesërisht.
Falsifikimi i dytë i dokumentave është provuar skencërisht nga policia shkencore. Çështja kishte 18 muaj që zvarritej në Kukës. Pas kësaj zvarritje e transferuan pranë Prokurorisë së Tropojës. Prokuroria e Tropojës në datën 7.9.2016 me vendimin e saj ka marrë si të pandehur duke u njoftuar akuzën të 4 kolegëve të mij, të cilët i ka akuzuar për falsifikim të dokumentave zyrtarë. Prokuroria e Tropojës në datën 6.9.2016 ka dërguar për gjykim të 4 të pandehurit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tropojë.
Duke patur të gjitha cilësitë e personit të dëmtuar nga vepra penale kam ngritur padi civile në procesin penal. Ky gjyqtar që u caktua për gjykimin e kësaj çështje, Artan Haradinaj ishte në konflikt të drejtpërdrejtë interesi me dy të pandehurit. Në këto dy kushte i kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit. Nuk i mori parasysh këto kërkesa por vazhdoi seancën dhe me një vendim të ndërmjetme ka bërë veçimin e padisë civile nga çështja penale duke më mohuar të drejtën kushtetuese dhe ligjore të dëmshpërblimit nga vepra penale e kryer në bashkëpunim. Unë kam reaguar duke i thënë gjyqtarit se po shkel ligjin dhe të drejtat e mia. Në këtë moment gjyqtari më ka urdhëruar nxjerrjen time nga salla.
Në datën 1.11.2016 gjyqtari i kësaj gjykate Dritan Sejci ka gjykuar kërkesën për përjashtimin dhe nuk e ka pranuar madje për të provuar pretendimet e mia, nuk ka pranuar as marrjen e provave çertifikatën e personave në lidhje familjare me Artan Haradinaj. I njëjti gjyqtar ka gjykyar padinë civile që kisha ngritur në procesin penal. Në datën 7.11.2016 ka shpallur moskopetencën duke transferuar padinë civile në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative në Shkodër. Artan Haradinaj është transferuar nga kjo gjykatë dhe kjo dosje i ka kaluar gjyqtarit Erion Çelaj.
Ndërkohë unë jam ankuar sipas ligjit në Gjykatën e Lartë e cila po sipas ligjit duhet të shprehet brenda 30 ditëve për cilësitë e mia si person i dëmtuar nga vepra penale. Edhe sot nuk është shprehur akoma, kanë kaluar 5 muaj. Prokurori i çështjes ka kërkuar deklarimin fajtor të 4 të pandehurve dhe dënimin e tyre me nga një vit burg duke pezulluar arrestimin dhe vuajtjen e dënimit me burg, por kalimin e tyre në shërbim prove për ty vjet dhe një vit përjashtim nga shërbimi civil. Gjykata në datën 4.4.2017 ka dhënë vendimin përfundimtar duke i deklaruar të 4 të pandehurit të pafajshëm.
Sose Buçpapaj: Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tropojës duke i quajtur ata të pafajshëm nëse nuk do të ankimohet nga Prokurori i çështjes unë i humb të gjitha të drejtat që më takojnë.
Gazetarja: Interesohem në lidhje me një vendim të dhënë nga Gjykata e Tropojës në lidhje me 4 punonjës të AKU në datën 4 prill 2017. Nga pretenca mësova që ju keni kërkuar për këta 4 punonjës, në bazë të dokumentave të falsifikuara që ka nxjerrë edhe policia shkencore, keni kërkuar 1 vit burg ose shërbim prove dhe pastaj përjashtim nga shërbimi civil apo jo?
Artan Shtrungza, prokurori i çështjes: Po
Gazetarja: Ndërkohë më konfirmoni janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Tropojës?
Artan Shtrungza, prokurori i çështjes: Atëherë, unë kam një zyrë shtypi informacioni që është në Prokurorinë e Përgjithshme. Kërkojna Prokurorisë së Përgjithshme me gjithë kënaqësi e përcjell dhe atij personit që keni aty kam komunikuar dhe të gjitha informacionet që i takojnë ja kam dhënë.
Gazetarja: Pra është e vërtetë që ju keni kërkuar një vit burg…
Artan Shtrungza, prokurori i çështjes: Po unë kam kërkuar masë dënimi, kam kërkuar 1 vit burg, pezullimin me kusht.
Gazetarja: Po ju do ta ankimoni si Prokuror?
Artan Shtrungza, prokurori i çështjes: Unë do të bëj punën time të jesh e sigurtë. I thoni dhe zonjës që keni aty po ta them dhe ty e bëj punën se është puna ime dhe e kam për detyrë që ta bëj.
Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme: Unë po flas me llogjikën e ligjit, ai për pafajësinë është i detyruar të bëjë apel.
Gazetarja: …Dhe rruga që duhet të ndjekë zonja është të ndjekë procesin në Apel?
Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme: Po, zonja nuk është palë në atë proces, palë në proces është prokuroria dhe personat e akuzuar. Kështu që interesat e saj i mbron prokuroria./Ora News
Discussion about this post