13:23 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Shkarkimet e drejtorëve të PS dhe LSI, Gjosha: Po shkelen procedurat ligjore

19:07 | 03/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e fortë e Klajda Gjoshës: Vërtet kemi Metën president, por s’na ndalon njeri të kërkojmë edhe Vasilin Kryeministër

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar lidhur me shkarkimet e bujshme të këtyre ditëve, të drejtorëve të PS dhe LSI me arsyetimin se kanë bërë fushatë elektorale në orarin e punës dhe të tjera arsye të ngjashme.

Sipas gjoshës, po zhbëhet reforma e administratës publike dhe se po shkelen procedurat ligjore për shkarkimin e çdo punonjësi nga detyra.

REAGIMI I KLAJDA GJOSHËS
Është për të ardhur keq që një reformë madhore për procesin e integrimit europian të vendit, po zhbëhet çdo sekondë, duke shkaktuar jo vetëm një shpërqendrim të detyrave dhe përgjegjësive që ka administrata, por duke u shoqëruar gjithashtu me mosrespektim të thellë të procedurave ligjore për shkarkimin e çdo punonjësi nga detyra.

Procesi i integrimit është i qytetarëve ndaj sot më duhet t’i qëndroj përkrah të gjithë atyre që punojnë me përkushtim për këtë proces.

Është njëra anë të ndëshkosh një punonjës të administratës për pjesëmarrje në veprimtari politike dhe është një gjë komplet tjetër, te mos respektosh procedurat ligjore për ta liruar atë nga detyra. Çdo punonjës ka të drejtën e tij të njoftohet për nisjen e procedurave të shkarkimit bazuar mbi faktet, ashtu sikurse ka të drejtën që i jep ligji për të dhënë provat dhe faktet që mund të kundërshtojnë këtë vendim.

Unë kam bindjen se shumë prej tyre do të fitojnë betejën e tyre gjyqësore duke marrë dëmshpërblimin e merituar, por në të njëjtën kohë mendja me shkon te qytetarët e thjeshtë që do detyrohen të paguajnë këtë dëmshpërblim me taksat e tyre, nga xhepi i tyre. Do detyrohen të paguajnë inatet dhe marrëveshjet e politikës dhe fatkeqësisht edhe padijet e atyre që drejtojnë institucionet tona.

Mungesa e transparencës ndaj qytetarëve, mos respektimi i ligjit dhe vendosja e prioriteteve partiake përpara prioritetit numër një që mbetet qytetari, janë kritere që e kanë penguar Shqipërinë të ecë në rrugën e saj Europiane. Uroj të mos ndodh kështu edhe këtë herë, kur jemi fare pranë çeljes së negociatave të vendit! (D.D/Shuplaka)

 

Pas

“400 oficerë rusë janë futur në Shqipëri për të destabilizuar vendin”, deklarata e fortë e Spartak Ngjelës

Para

Meta sulmon opozitën: E nisin nga çadra e lirisë dhe e mbyllin te çadra e oligarkisë

Para
Meta sulmon opozitën: E nisin nga çadra e lirisë dhe e mbyllin te çadra e oligarkisë

Meta sulmon opozitën: E nisin nga çadra e lirisë dhe e mbyllin te çadra e oligarkisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Të mbledhin plaçkat, boll është boll”- Rama paralajmërim inspektorëve Bashkisë Tiranë dhe IKMT

Prej 4 ditësh digjet zjarri në landfillin e Elbasanit, Berisha: Rama hesht si fije bari

Rama, thirrje bizneseve: Lironi hapësirat publike, do të përballeni me ndjekje penale

Përplasen dy autobusë në Athinë, 47 të plagosur, mes tyre 17 fëmijë

“Votim familjar nën mbikëqyrjen e kamerës së qeverisë”- Berisha publikon video të reja nga zgjedhjet e 11 Majit

Procedohen penalisht 5 shtetas për aktivitete të paligjshme në liqen dhe në kalatë, në kuadër të operacionit “Komani”

Sali Berisha uron Donald Trump për Pavarësinë e SHBA-ve: Amerika ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e kombit shqiptar

Ministri Hasani: Do të konsolidojmë bashkëpunimin me Konsujt e Nderit për diplomacinë ekonomike

Kukës / Goditet rrjet i trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri, finalizohet operacioni “Kalibri”

Rusia vijon sulmet me dronë në Kiev, 23 të plagosur dhe dëme të shumta në infrastrukturën e kryeqytetit ukrainas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.