Me një mesazh të shkurtër dhe indirekt kreu i LIBRA-s , Ben Blushi është bërë pjesë e personazheve politike që kanë reaguar në lidhje me ndryshimet në kabinetin qeveritar ‘Rama’.
“Pllakaton me kokat e ministrave, në Laprakë”, shkruan me ironi Blushi në faqen e tij zyrtare në Facebook. Në këtë foto Blushi shfaqet me qytetarë të tjerë që luajnë letra.
Gjatë mbledhjes së sotme me koordinatorët e PS për fushatën zgjedhore, iu është komunikuar shkarkimi dhe 3 ministrave të tjerë, përveç Tahirit, përkatësisht Blendi Klosit, Ilir Beqajt si dhe Bledi Çuçit. (J.V/Shuplaka)