08:08 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shkarkimet në administratë, PËRPLASJET e para mes zëvendësministrave të Ramës dhe ministrave teknikë të PD-së

08:53 | 01/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkarkimet në administratë, PËRPLASJET e para mes zëvendësministrave të Ramës dhe ministrave teknikë të PD-së

Nisin përplasjet e para mes zëvëndësministrave dhe ministrave teknikë. Shkak për këtë janë bërë firmosjet e disa shkarkimeve të punonjësve që janë përfshirë në fushatë.

Ashtu siç pritej ministrat teknikë të propozuar nga PD do të jenë nën monitorim nga njerëzit e besuar të Ramës të cilët janë vendosur në postet e zëvendësave.

Rasti i fundit ishte shkarkimi i Kliton Bistrit, inspektorit të hetimit tatimor nga ministrja e Financave, Helga Vukaj, e cila dje kërkoi dhe ndjekje penale për të, shkruan ”Panorama”. 

“Ministria e Financave i ka kërkuar Prokurorisë procedimin penal për Kliton Bistrin, inspektor i hetimit tatimor, me atributet e oficerit të policisë gjyqësore, pasi në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi, si dhe me udhëzimin e Kryeministrit, ka marrë pjesë në aktivitete partiake gjatë fushatës elektorale.

Veprimi i tij është në shkelje të hapur të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ministria e Financave ka urdhëruar më datë 29 maj shkarkimin e menjëhershëm të z. Kliton Bistri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Por mësohet se Bistri është në detyrë. Burime nga Tatimet thanë se urdhri i shkarkimit është i paligjshëm. Sipas tyre, punonjësit e administratës tatimore mund të shkarkohen vetëm nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, ndërkohë që ministrja vetëm mund të vërë provat në dispozicion të drejtoreshës.

Statusi i nëpunësit civil përcakton se punonjësit e administratës kanë të drejtë të marrin pjesë në veprimtari politike jashtë orarit zyrtar dhe rrjedhimisht nuk mund të shkarkohen. Denoncimet dhe masat e pezullimit vijnë vetëm nga ministrat teknikë.

Tri ditët e fundit, ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, pezulloi nga detyra drejtorin e IEVP në Tropojë, Granit Kurmekaj, duke ia referuar rastin Prokurorisë së Përgjithshme, për veprën penale të përfshirjes në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor.

 

Pas tij, ishte Ministri i Shëndetësisë, që pezulloi Julinda Feracakun, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnjë, për pjesëmarrje në fushatën e PS-së. LEJET Mes ministres së Financave, Helga Vukaj, dhe zv.ministres së saj, Irena Beqiraj, ka një përplasje shkresore në lidhje me urdhrin e Vukajt për pezullimin e lejeve të verës për punonjësit e Ministrisë së Financave dhe administratës së institucioneve të varësisë prej saj.

Përmes një memoje dërguar ministres Vukaj, Beqiraj i kujton asaj kompetencat e ministres në marrëdhënie me administratën dhe i kërkon asaj që të reflektojë për urdhrin nr. 58, datë 30.05.2017.

“Asnjë ligj, apo akt nënligjor normativ nuk ndalon dhënien e lejeve vjetore në periudhën e përfshirë nga urdhri i ministrit të Financave. Për rrjedhojë çdo miratim i këtyre lejeve ka qenë dhe mbetet i ligjshëm. Në këtë drejtim, K.Pr.A. nuk lejon shfuqizimin e këtyre akteve me qëllim ndërprerjen e lejeve vjetore. Për më tepër në urdhër nuk citohet se cilat janë arsyet që cenojnë vijueshmërinë e punës në përputhje me kërkesat e VKM nr.511/ 2002”, thuhet në memon e zëvendësministres Beqiraj për ministren Vukaj.

 

 

Etiketa: hegla vukajirena beqiriperplasjet e para
Pas

Ronaldo për Messin: E konsideroj kampion dhe jo rival, kënaqem duke e shikuar

Para

Clinton :Trump i ka dhënë Qeverisë ruse udhëzime për të ndërhyrë në zgjedhje

Para
Clinton :Trump i ka dhënë Qeverisë ruse udhëzime për të ndërhyrë në zgjedhje

Clinton :Trump i ka dhënë Qeverisë ruse udhëzime për të ndërhyrë në zgjedhje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 9 qershor 2025

Irani pretendon se ka dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.