Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, në një deklaratë të bërë për mediat është shprehur sot se ka nevojë urgjente për reformimin e shërbimit diplomatik të vendit (lexo këtu).
Cakaj njoftoi se nga lëvizjet masive pritet që të preken më shumë se 20 punonjës.
Diplomati i parë që është shkarkuar nga detyra është Edmond Kumaraku, me detyrë konsull në Romë.
Ndërkohë ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Kumarakut pasi MEPJ nuk e ka artikuluar zyrtarisht largimin e tij, por, burimet bëjnë me dije se një nga 20 punonjësit e shkarkuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme , është konsulli Edmond Kumaraku.