Shkarkimi i mundshëm i Saimir Tahirit ishte paralajmëruar kohë më parë nga një tjetër Ministër i qeverisë Rama, Ylli Manjani. Ai kishte thënë se shkarkimi i tij ishte një kërkesë e hershme e ndërkombëtarëve për luftën e humbur të Tahirit me drogën.
Ndërkohë që sot pas lajmit që pritet të shkarkohen 7 ministra ai ka reaguar sërisht.
‘’Ideja e shkarkimit të 7 ministrave, ngjan me kollitjen që bëhet për të maskuar pordhën! Do presim deri në fund që të vijojmë të qeshim!’’, shkruan Manjani.
Ndërkohë sot mbledhja e kryesisë nuk solli emra konkret për shkarkimet në qeveri po u tha se nesër do të ketë 4 largime. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post