Vijojnë reagimet lidhur me lajmin e shkarkimit të Armand Shkullakut si drejtor i televizionit informativ ABC News.
Kreu i Marrëdhënieve me mediat në PD, Edi Lesi kujton debatin e kryeministrit Rama me gazetarin Indrit Maraku në fund të vitit 2016.
“Nuk e di pse kur shoh lajmin e largimit të Shkullakut nga abc, më kujtohet shfrimi i Ramës në konferencën e fundvitit ndaj gazetarit të ketij televizioni, tek i tha nga froni i pushtetit më të madh në vend: ju nuk jeni miqte e mi”, shkruan Edi Lesi në Facebook.
Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Murat Basha.
Sipas tij, tani nuk ka më asnjë televizion opozitar në vend.
“Iku dhe Armand Shkullaku. Tani të shohim vetëm sport se TV opozitar s’ka më…”, shkruan Murat Basha.
Armand Shkullaku është një ndër gazetarët dhe analistët më të njohur në vend. Ai ka qenë në krye të ABC News për 5 vjet me rradhë. (A.R/SHUPLAKA)