Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të Ramës për shkarkimin e drejtorëve të spitaleve.
Vasili thotë se nuk është faji drejtorëve për gjendjen e keqe në shëndetësi por vetë Rama i cili i zhveshi ata nga çdo kompetencë.
Ai shkruan se Rama e çoi shëndetësinë 270 vjet prapa me padijen e tij.
REAGIMI I VASILIT:
Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:
- Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.
2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.
3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.
4. Dështoi totalisht me “shëndetësinë falas”.
Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.
Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.
Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë “të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas”, megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.
Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten? (B.H/Shuplaka)