Lëvizje të shumta janë parë sot në mjediset e jashtme të Ministrisë së Brendshme.
Dy zv/drejtorët e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dhe Gjovalin Loka kanë mbërritur në Ministrinë e Brendshme, pak pas daljes së lajmit për largimin e Fatmir Xhafajt.
Po ashtujanë parë të hyjnë në ministri dhe Drejtori i Departamentit të Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj, si dhe drejtuesja e SHÇBA-së Anila Trimi, si dhe zëvendësministrja Romina Kuko. Asnjë prej personave nuk ka preferuar të japë koment për mediat.
Lajmin për dorëheqjen e Xhafajt e dha rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të sotëm kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në Twitter ndërsa në vendin e tij emëroi Sandër Lleshin.
‘’Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse“, shkruante Rama në Twitter.
Nuk dihet nëse me emërimin e Sandër Lleshit në krye të ministrisë do të ketë ndryshime dhe në emrat e tjerë të organigramës.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post