06:36 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkarkimi i Hajdarmatajt, vjen reagimi: I jashtligjshëm! E kryen vetëm KLP. Tahiri është ende me imunitet sepse…

18:24 | 09/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkarkimi i Hajdarmatajt, vjen reagimi: I jashtligjshëm! E kryen vetëm KLP. Tahiri është ende me imunitet sepse…

I ftuar në studion e Fax News, këshilltari ligjor pranë Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka folur për shkarkimin e sotëm të Besim Hajdarmatajt nga kryesimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda me urdhër të vetë kryeprokurores Arta Marku.

Bardhi është shprehur se përveç se kjo lëvizje është me urdhër të Edi Ramës për të penguar hetimin e dosjes Tahiri, është edhe në kundërshtim me ligjin për ortganizimin e Prokurorisë.

Siçu shpreh Gazmend Bardhi, në përputhje me Kushtetutën, shkarkime dhe emrëime të tilla drejtuesish në Prokurori i bën vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Këshilltari ligjor i demokratëve u shpreh se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ende është në imunitet pasi dorëzimi i mandatit ende nuk i është njohur nga KQZ.

“Ne, këtë lëvizje të kryeprokurores që e bën në këtë moment specifik për ngjarjen dhe për fazën në të cilën ndodhet ajo dosje hetimore, e kemi paralajmëruar që në fazën kur Edi Rama vendosi të zgjidhte një prokurore pa vetting dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Argumentuam në atë kohë që ky veprim në kundërshtim me Kushtetutën nga Edi Rama i kryeprokurores bëhet pikërisht për të penguar hetimet në çështjen e Saimir Tahirit sepse dërgimi në burg i Saimir Tahirit do të thotë dërgim në burg për Edi Ramën. O të dy në burg, o asnjëri në burg. Edi Rama ka vendosur që asnjëri të mos shkoj në burg.

Zoti Hajdarmataj ishte drejtues i grupit të prokurorëve që po merren me çështjen e Saimir Tahirit. Ky nuk është shkarkim që është bërë nga Arta Marku. Thjesht është shkarkim i qartë i Edi Ramës.

Në bazë të ligjeve, dispozita tranzitore të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, dhe Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka në kompetencë të bëjë shkarkim dhe emërime të drejtuesve të Prokurorisë, është thjeshtë një kujdestar i përkohshëm.

Aq më tepër që duhet të kishte dhënë një argument ligjor për këtë shkarkim, sepse çdo ndryshim apo shkarkim që bëhet në Prokurori justifikohet nga një motiv i caktuar ligjor.

Pra duhet të bëhej nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të emërohet në momentin që Edi Rama do të ketë mbaruar gjithë hallet e veta me sistemin e drejtësisë, vetëm atëherë do të çlirohet krijimi i organeve të reja në drejtësi.

Prandaj dhe sot drejtësia është pa Gjykatë Kushtetuese, ka në kolaps Gjykatën e Lartë. Dosjet kriminale shkojnë sa nga një zyrë prokurorie në një zyrë tjetër dhe nuk i merr askush përsipër. Kjo është dëshirë dhe vullnet i Edi Ramës. Drejtësia ka dy vite në kolaps.

Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen por sot e kësaj dite që flasim është ende deputet sepse nuk është konstatuar mbarimi i mandatit nga KQZ.

E dyta, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit, por ishte Edi Rama dhe shumica qeverisëse që e pengoi atë.” – ka qenë deklarata e Gazmend Bardhit në Fax News.

(E.L./Faxweb)

Pas

Miratohet dëmshpërblimi për ish të dënuarit politik, ja kategoritë që përfitojnë

Para

Kualifikimi i Shqipërisë në Eurovision, grekët shpërthejnë në komente ironike (FOTO)

Para
Kualifikimi i Shqipërisë në Eurovision, grekët shpërthejnë në komente ironike (FOTO)

Kualifikimi i Shqipërisë në Eurovision, grekët shpërthejnë në komente ironike (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.