Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin nga detuyra të kryabashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila me propozim të ministritt ë Brendshëm Sandër Lleshaj, duke e konsideruar një vendim të paligjshëm dhe hakmarrës.
Basha tha gjatë një deklarate para mediave tha se shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin.
“Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës”, tha Basha.
“Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin”, vijon më tej kryedemokrati.
Fjala e plotë e Bashës:
Edi Rama ka shkarkuar sot Zef Hilën kryebashkiakun e Vaut të Dejës.
Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve.
Është vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si fasadë, dhe mercenarin Sandër Lleshi, një njeri i pa zgjedhur, i pa votuar, pa asnjë përfaqësim, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës.
Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës.
Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin.
Ajo qe ndodhi ne Vaun e Dejes, skenar i Rames dhe i Doshit. Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin
Zef Hila është një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përzihet në planet tinzare dhe burracake të Edi Ramës kundër njerëzve të pafajshëm.
Sepse ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte.
Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin.
Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin.
Dhe si përherë këto plane kriminale i bën dhe zbaton me të fortë dhe kriminelë.
Ne nuk do ta lejojmë këtë plan antishqiptar, që mund të ndezë përplasje të madhe kudo.
(F.GJ/FAXWEB.AL)