Kryetari I Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja nëpërmjet në një delrataë për mediat ka thënë se opozita nuk e do reformën në drejtësi dhe po baltos procesin e nisur të vettingut. Ai theksoi se opozita nuk e përshëdet vendimin e Komisionit të Pavarur të Kulifikimit.
Manja tha se çdo opozitë në një vend demokratik do ta përshëndeste fillimin e këtij proseci, ndërsa PD e kundërtshton, duke akuzuar se e ka bllokuar reformën në drejtësi për rreth 1 vit.
Duke iu referuar shkarkimit të gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo me pretendimin se nuk justifikon pasurinë e tij prej afro gjysmë milionë dollarësh, Manja tha se vettingu tregoi se sita është shumë e hollë, ndërsa opozita sipas tij s’e ka dashur vettingun që nga dita e parë.
Vreri ndaj opozitës ndaj vettingut mbeti në gojën e mbyllur të Bashës dhe Berishës. Opozita nuk përshëndeti vendimin e parë të KPK që shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, pasi nuk e ka dashur vettingun që nga dita e parë. Duhet të heshtin gojët e liga ndaj vettingut sepse baltosja nuk e frenon pastrimin e drejtësisë. Uroj zbatimin korrekt të vettingut dhe reformës në drejtësi. Zërin e opozitës nuk e rregulloj dot se ka kohë që sa herë bëhet fjalë për reformën në drejtësi, zëri I ka ikur në drejtim të paditur”, tha Manja. (B.H/Faxweb)