00:17 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkarkimi i Lulos, reagon Gjonaj: Sukses i padiskutueshëm i Reformës në Drejtësi, shqiptarët meritojnë një sistem të drejtë

15:55 | 23/03/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja Gjonaj shmang arsyetimin ligjor për Seitajn: Ju doni sherr

Pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit Fatos Lulo, me arsyetimin se ky i fundit nuk justifikonte dot pasurinë, ka ardhur reagimi dhe nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një shënim të shkurtër në Facebook, Gjonaj shkruan se Reforma në Drejtësi ka nisur të japë rezultatet e para duke provuar një sukses të padiskutueshëm.

Reagimi i plotë:

Sot, zbatimi i Reformës në Drejtësi shënoi një hap tjetër të rëndësishëm, të shumëpritur!
Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit garanton ecurinë përpara të procesit të Vettingut si dhe rikthen besimin tek qytetarët për pastrimin e sistemit të drejtësisë.

Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie me gjyqtarë dhe prokurorë që besojnë në detyrën e rëndësishme që kanë marrë përsipër dhe mbrojnë vetëm interesin më të lartë të qytetarëve dhe shoqërisë dhe jo interesat e tyre personale financiare ose politike.

Reforma në Drejtësi përkundër të gjitha përpjekjeve për ta dëmtuar apo penguar, po jep rezultatet e saj të njëpasnjëshme, duke garantuar jo vetëm suksesin e kësaj reforme, por edhe një tregues pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në.

Përgëzimet për fillimin e procesit vendimmarrës të Vettingut i shkojnë jo vetëm Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por edhe kolegëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Falënderojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për kontributin e tyre të pakursyer për dizenjimin dhe vënien në jetë të Reformës në Drejtësi.

Rezultatet e ditë pas dite na vërtetojnë suksesin e padiskutueshëm të Reformës në Drejtësi!
Qeveria shqiptare do të vijojë të mbështesë me infrastrukturë dhe buxhetin e nevojshëm për funksionimin optimal të organeve të Vettingut si dhe organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

(F.G/Faxweb.al)

Pas

I vdes vëllai me Sindromën Down, gazetarja i kundërvihet spitalit: Eksperimentojnë me trupat e njerëzve, duhet të mbyllet

Para

“Nuk kemi më vend në burgje për shqiptarët”, autoritetet britanike flasin për bandat e drogës..

Para
“Nuk kemi më vend në burgje për shqiptarët”, autoritetet britanike flasin për bandat e drogës..

"Nuk kemi më vend në burgje për shqiptarët", autoritetet britanike flasin për bandat e drogës..

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.