Lirimi nga detyra i ministrit të Drejtësisë, një vendim i beftë vetëm pak pas takimit të kryeministri Rama zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit me Ilir Metën e për më tepër akuzat e forta të Manjanit drejtuar Ramës, u komentuan gjerësisht.
Deputetë e zyrtarë të ndryshëm nga radhët e opozitës, LSI-së dhe PS-së reagon duke komentuar këtë shkarkim që u përfol që në orët e vona të mbrëmjes së 29 janarit.
Ishte fillimisht Sali Berisha që reagoi që më 29 janar e më pas edhe pas vendimit final të shkarkimit, duke u pasuar nga të tjera deklarata goditëse, kundër dhe pro shkarkimit.
Reagimet e disa prej zyrtarëve:
Sali Berisha
Fiton Eskobari! Te dashur miq, mediat njoftojne se Rama, ne vend te arrstimit te Balilit vendosi shkarkimin e Ministrit te Drejtesise, Ylli Manjani si nje akt hakmarrje per denoncimin qe Manjani i beri publikisht mbrojtjes shume mujore te Eskobarit nga Rama – Tahiri! sb
Lulzim Basha
Sot qeveria Rama-Meta i la vendin qeverisë Rama-Tahiri. Klanet kriminale me përfaqësues Sajmir Tahirin janë sot bashkëkryetarë të qeverisë. Ministri Manjani u shkarkua sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë, për drogën, për Balilin, për urdhërimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama, për tenderat dhe koncesionet korruptive. Manjani theu kodin e heshtjes. Manjani theu OMERTA-n që Rama i ka imponuar një qeverie të zhytur në krim, drogë dhe korrupsion.
Deklarata e Manjanit është një tjetër konfirmim i të vërtetave që opozita ka denoncuar këto 3 vite.
Propaganda qeveritare nuk mund t’i mbulojë më këto të vërteta. Lidhjet e qeverisë me krimin, drogënt dhe rrezikun për zgjedhjet e lira i denoncoi edhe një tjetër ministër i kësaj qeverie, madje kumbari i koalicionit të 1 prillit, Lefter Koka.
Por sot Edi Rama nuk ka më nevojë për asnjë aleat politik, as për Ilir Metën. Sot Edi Rama nuk ka më nevojë për një qeveri politike. Ai ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private dhe kriminale dhe pushtetin e tij e mban në këmbë me anë të krimit dhe parasë.
Arroganca me të cilën Rama shkarkoi sot Ministrin Manjani dhe nënshtroi Ilir Metën është shprehje e sigurisë që jep pushteti i krimit dhe i parasë. Eshtë edhe një sinjal i qartë për këdo që guxon të përmendë apo kritikojë lidhjet e krimit me qeverinë dhe korrupsionin e qeverisë.
Me shkarkimin e Manjanit u provua edhe njëherë se Edi Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta peng i tij. Pengjet e krimit dhe korrupsionit nuk mund të luftojnë as krimin as korrupsionin. Zgjidhja është largimi i tyre.
Jozefina Topalli
Edi Rama dhe Ilir Meta jane ” te paafte per t’u turperuar”. Ky “shtet ” hukubet , ky pushtet i sotmi eshte me i degraduari.
E megjithate, akuzat e Manjanit jane vetem maja e ajsbergut ne fakt:
Akuza te tilla nga nje minister per qeverine e tij ne cdo vend te botes do kishin shkaktuar termet.
Ketu , tek ne ..jooo
Nderkohe nje pazar i ri duket se eshte arritur mes dy bashkekryetareve te kesaj bande me dy koka.
Eshte neveri!
Eshte e pafalshem qe kjo bande te lejohet te mbaje peng e te rrenoje vendin tone me boll halle .
Astrit Patozi
PSE “PAJTOHEN” GJITHMONË RAMA DHE META
(Ose një analizë e shkurtër krahasuese për dy burra pushteti)
Janë kaq të pangjashëm me njëri-tjetrin, sa të krijojnë përshtypjen se kanë lindur për të bërë luftë dhe për të qenë armiq të përjetshëm. Janë tmerrësisht të ndryshëm, në stil, në shtat, në fjalor, në formim, në shkollim, në shije, në veshje, në sjellje, në karakter, në deformim, në artikulim, në vetëmohim dhe gati në gjithcka tjetër.
Por ata ngjasojnë si binjakë vetëm në një pikë. Të dy janë plaçkitës race dhe sa kohë që do të ketë ende diçka për të ndarë ata nuk do të shqiten kurrë nga njëri-tjetri. Pavarësisht telenovelave periodike dhe “të rënëve” nga lukunitë përkatëse, që u prijnë, të cilat po e shqyejnë prej vitesh pa mëshirë atdheun.
Ndaj, nëse duam realisht të shpëtojmë prej tyre, ka vetëm një mënyrë: Të mos presim të “zihen” prapë, por t’i shkulim të dy njëherësh, pa shpresuar asnjëherë tek 1 prilli, i cili nuk vjen asnjëherë për mirë.
Ben Blushi
YLLI MANJANI THA TË VËRTETËN
Ylli Manjani tha të vertetën prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë.Edi Rama është më i frikësuar.Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!
Nard Ndoka
Qeveria në agoni, mazhoranca si “shtëpi publike”!
LSI i ka kthyer ministrat e vet me një përdorim, si kamikazë politik!
Ylli shpërthej, por jo bashkë me Ramën, shkrepje boshe pa pasoja!
Nëse flet, kritikon, sulmon, akuzon.., por kur dyshja “Rama-Meta” dashurohen, ministri hiqet si ‘kondom’ dhe hidhet ne kosh!
Koka, Manjani, Vasili, e coo, të gjithë sulmuan policinë e qeverinë, Ylli ra, Petriti ngjitet!
Moral në “shtëpi publike” nuk kërkohet edhe nëse e kërkon nuk e gjen!
Moral tek mazhoranca aktuale nuk ka, nëse e kërkoni gaboheni
Luan Rama
“Kishte vetëm dy rrugë, ose të shkarkohej kryeministri, ose ministrin. Pranuam një zgjidhje dhe LSI është e vendosur të bashkëpunoj me seriozitet dhe partneritet për të krijuar klimë, bashkëpunim dhe besim. LSI do vazhdojë të kontribuojë me seriozitet për të normalizuara edhe raporte me qeverinë. Vendi ka nevojë për demokraci.
Erisa Xhixho
Në takim u konkludua që LSI të propozojë Z. Petrit Vasili si ministër i Drejtësisë, bazuar edhe në eksperiencën e tij si anëtar i komisionit të Reformës në Drejtësi, duke shpresuar për koordinim më të mirë të punës bashkëpunim politik brenda qeverisë.
Kryesia vendosi që të propozojë Z.Luan Rama kryetar të Grupit Parlamentar të LSI-së.
Ralf Gjoni
Mirenjohje Ylli Manjanit per punen, perkushtimin profesional dhe guximin qe ka treguar qe ne fillim ne ushtrimin e detyres se veshtire te Ministrit te Drejtesise ne kete vend kaq te mpleksur… Nuk eshte e lehte te pranosh kete pozicion ne Shqiperi, me besoni miq.
Emerimi i Manjanit ishte i nevojshem. Duhej nje impuls i ri per reformen ne drejtesi. Shkarkimi i tij i panevojshem! Edhe pak muaj na ndajne nga zgjedhjet…
E vleresoj guximin e tij per t’i rezistuar presionit te doreheqjes dhe cmoj maksimalisht kurajen e tij te vazhdueshme per te ngritur zerin perballe cdo padrejtesie brenda qeverisjes, kunder praktikave keqqeverisese apo kunder cdo dashakeqesie te qellimshme qe prishte frymen e nje koalicioni qe duhet te ishte konstruktiv ne te gjitha etapat e ekzistences se tij.
Per mua Manjani ka simbolizuar ate qe LSI duhet dhe i takon te jete brenda nje koalicioni: sinqeritet, guxim dhe drejtesi! A fair deal!
Por fatkeqesisht jo te gjithe e shohin me te njejtin sy pergjegjesine qe kane
Niko Peleshi
Deklaratat e Manjanit treguan se shkarkimi i tij ishte i drejtë.
Taulant Balla
Luli mund te jete i vetmi ‘lider’ opozite ne bote qe kur shkarkohet nje minister kerkon shpjegime se pse u shkarkua. Madje shkon deri aty sa merr ne mbrojtje edhe ministrin e shkarkuar. Po keshtu edhe Saliu dhe po njesoj edhe Ben Blushi, luli tjeter i Saliut!
Erion Braçe
Vazhdoj te jem edhe me i bindur se;
Puna eshte ajo qe vlen!
Llafet i merr era. Veprat mbeten.
I rrijne kohes si fakt, vizion, pergjegjesi,
pune e perkushtim te gjithkujt.
Kush nuk ka punen, domethene veprat, ka llafet!
Llafet pa fakte, domethene pa prova,
rreshtuar nga nevoja politike, sfidojne te verteten,
e kane marre zvarre kete vend e keta njerez.
Te ardhmen pa diskutim.
Ne rruge, kjo kulture, mund te vleje, ze kohen e ca njerezve.
Por kjo kulture nuk mund te jete kurre kulture qeverisese,
kulture qe udheheq popullin.
Kultura e punes eshte ajo qe i duhet ketij vendi.
Puna duhet te udheheqe njerezit.
Puna ndrin! Puna i fshin llafet, i ben te pavlera.
Puna eshte e forte, si e verteta.
#rrofshinPunetoret
vo: besoj jam i qarte per gjithsecilin nga ju qe me keni kerkuar prej dje, kuptimin e statusit qe postova ne mbremje.
(XH.A/SHUPLAKA)