Teksa vijon prej më shumë se një ore takimi i kryeministrit Rama me ambasadorët, burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë do të niset pasditen e sotme në Bruksel, ku do të ketë disa takime me zyrtarë të lartë atje.
Rama pritet që të takohet në Bruksel me Frederika Mogherinin dhe me kreun e Komisionin Euopian Jean Claude Juncker. Mësohet se kjo vizitë e Ramës ka si qëllim diskutimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë, vendimi final për të cilën do të jepen pas disa ditëve.
Ka pak gjasa që negociatat të çelen, pasi kundër Shqipërisë janë së paku 4 shtete, përfshirë dhe Gjermaninë, Francën apo Holandën.
Ndërkohë që dhe situata politike në vendin tonë nuk është aspak e favorshme, sa kohë që presidenti Meta ka vendosur shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.