Komisioni i Venecias, që në fund të vizitës do të japë opinion lidhur me shkarkimin e presidentit Meta, ka nisur takimet në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm ata janë takuar me dy përfaqësues nga PD dhe LSI, Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.
Pas takimit Bylykbashi u shpreh: ”Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias në lojën e tij të turpshme për të kapur të gjithë pushtetet përfshi dhe Presidentin e Republikës. Presidenti i Republikës shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese nëse ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe Presidenti është përpjekur të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, unitetin e popullit dhe pluralizmin politik.Kjo është një nga detyrat fisnike që duhet të luajë dhe ka luajtur Presidenti në këtë rast dhe gjithashtu kjo nuk e bën me faj.
Presidenti i ka garantuar, i dha garancinë shqiptarëve që zgjedhjet të bëhen në një moment të dytë në kushte më të mira. Parlamenti përpiqet të shkarkojë Presidentin dhe në këtë lojë të turpshme përpiqet të bëjë pjesë edhe institucionet ndërkombëtare, që janë shumë të qarta me këtë. Ne e bëmë të qartë dhe aspektin politik, arsyet specifike pse kemi ardhur në këtë situatë.Raporti i OSBE qe lajmërimi i vdekjeve në Shqipëri, vërtetoiatë që Presidenti e përmend në mënyrë të qartë në arsyet që ai parashikonte pse në 30 Qershor s’mund të kishte zgjedhje dhe ato duhej të bëheshin në 13 tetor.”
Axhenda e mëtejshme e Komisionit:
Ekspertët europianë kanë parashikuar të takohen në Kuvend me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës parlamentare.
Gjithashtu takime do të kenë me Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm dhe përfaqësues të KQZ-së.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post