Vendimi i sotëm i kryeministrit Rama për të shkarkuar Presidentin Meta, ditën e enjte, ka shkaktuar debat dhe sherr të madh në publik. Ky veprim quhet si inatçor dhe kriminal, pasi synon që Rama ti marrë gjithë pushtetet, duke zbatuar idenë e çmendur të kthehet në një mbret.
Por kryeministri Rama nuk e di se ka një kalvar para drejt projektit të tij kundër Presidentit.
“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij” thuhet në pikën 2 të nenit 90 të ligjit themeltar të shtetit;
Pra si fillim socialistët duhet të zbulojnë se Presidenti Meta ka kryer një krim të rëndë. Më pas ata duhet të riblejnë një numër deputetësh nga opozita e re që të plotësojnë 93 votat e domosdoshme për të kapur edhe të vetmin institucion që i ka mbetur jashtë qerthullit të tyre. Por edhe nëse i kapërcejnë këto pengesa, prapë historia nuk përfundon këtu sepse një nen tjetër i kushtetutës: “Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra” thuhet në pikën 3 të nenit 90.
Por këtu ka një pengesë tjetër. Gjykata kushtetuese është jashtë funksionit prej muajsh, Anëtarët e mundshëm të saj nuk kanë bërë as vettingun. Dhe procesi zgjat pa fund, pra praktikisht Ilir Meta është i pa shkarkueshëm nga president.
Kryeministri duhet të nisë procedurën e paprecedentë në Shqipëri, atë të shkarkimit të kreut të shtetit duke marrë edhe më shumë damkën e uzurpatorit të cdo pushteti. Ai duhet pastaj të shndërrojë në karagjozë, me tepër se ç’ështe opozitën e re duke e detyruar të votojë me urdhrin e tij për të bërë 93 votat. Pastaj ai duhet të konstituojë me urgjencë Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë dërmën përfundimtare fabulës së reformës në drejtësi, dhe duke dëshmuar se ajo është një levë në duart e pushtetit që përdoret si kamzhik ndaj kundërshtarëve politikë.
Në këtë kuptim shkarkimi i menjëhershëm i Ilir Metës është i pamundur.
Në një farë mënyrë, kryeministri Rama i rruan “trapin” Presidentit! Fjalë e pa vend, por për Edi Ramën ka kuptim çdo fjalë e shqipes.
Një njeri që do të kthehet në mbret dhe mbret i krimit, nuk ka vend në Shqipëri, sepse njerëzit duan paqe, mirëkuptim dhe zgjidhje të krizës politike duke ulur palët e jo duke kërcënuar se do shkojë i vetëm në zgjedhje.
Edi Rama ka marrë deri tani pushtetin parlamentar, pushtetin ekzekutiv, mori prokurorinë, por merr gjykatat, po merr krejt bashkitë, blerë mediat, ka blerë oligarkët, ka krimin në bashkëpunim elektoral.
I ka marrë të gjitha! Por dhe do ti humb të gjitha siç po turret.
Tani do edhe karrigen e presidentit. Këtu do has në përballje, pasi Kreu i Shtetit, është i mbrojtur nga Kushtetuta dhe kushtetutbërësit e kanë parashikuar ndonjë të çmendur në ekzekutiv.
Praktikisht nuk e shkarkon dot. Ndaj më mirë të ulet në dialog me opozitën dhe të gjejnë zgjidhje dhe jo luftë.
Njerëzit janë të lodhur, ata duan drejtësi, duan zgjedhje garuese nga të gjitha palët, duan mirëqënie dhe nuk duan LUFTE.
Edi Rama dhe PS-ja kanë vetëm një udhë mënçurie dhe shtetbërje: Të ulen dhe të bashkëbisedojnë me opozitën për të kaluar këtë çarje të thellë e cila mund të sjellë luftë vëllavrasëse.
Edi Rama ka shansin e fundit të jetës së tij: të qetësohet e të qartësohet se nuk mundet ta çojë popullin në luftë. /koha jonë