Ditën e nesërme do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë që afati final i përmbylljes së punimeve të këtij Komisioni ishte data 8 Tetor dhe nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisioniot të Venecias kanë njoftuar se do të ketë një raport final më datë 11 Tetor, pra 3 ditë më vonë, mësohet se Komisioni do të bëjë një lëvizje të detyrueshme.
Ai do t’i kërkojë parlamentit zgjatjen e mandatit të tij të paktën deri në mbërritjen e opinionit të Venecias.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Presidenti Meta publikoi raportin prej 55 faqesh që ia ka dorëzuar përfaqësuesve të Komisionit të Venecias, mbi të cilin ka ndërtuar arsyetimet e tij lidhur me vendimet që ka marrë për dekretet e zgjedhjeve vendore.
Raporti 55 faqesh, i publikuar në faqen zyrtare të Presidentit thekson se zgjedhjet e zhvilluara vetëm me pjesëmarrjen e socialistëve janë të paligjshme dhe nuk krijuan alternativa për qytetarët.
(F.GJ/FAXWEB.AL)