I ftuar në studion e Fax News për të folur për shkarkimin e përkohshëm të rektorit Mynyr Koni, dhe vendimin e presidentit Meta për të mos e aprovuar vendimin e Shahinit ka qenë eksperti Ndriçim Mehmeti. (Lexo edhe ketu)
Mehmeti është shprehur se shkarkimi i rektorit Koni ka qenë totalisht kundër ligjit dhe pa argumente të mbështetura në Kushtetutë. Ai u shpreh se Besa Shahini duhet të jepte dorëheqjen pasi ka shkelur hapur ligjin, me vendimin e saj për të shkarkuar Konin, edhe pse ligji e parashikon që ku vendim merret vetëm në kushte emergjence, dhe shkeljesh të rënda proceduriale.
“Presidenti ka qenë tërësisht shterues në argumentimin e tij kundër shkarkimit të Konit, presidenti ka vënë në linja kushtetushmërie Universitetin. Ka treguar një sërë shkeljesh, për të cilat ne duhet të nisim punën në mënyrë urgjente, për t’i rregulluar, dhe për ta kthyer Universitetin në hullitë e duhura ligjore. Ministria Shahini duhej të jepte menjëherë dorëheqjen, ndërsa Lindita Nikolla duhet të merrej si e pandehur.
Rektori mund të shkarkohet vetëm në rastet e kryerjes së veprave penale, apo shkeljeve të rënda të ligjit, asnjëra prej këtyre nuk ka ndodhur në rastin e Konit. Nuk mund të bëhej pezullimi dhe më pas emërimi i një rektori të ri, kjo ështe shkelja më e rëndë e ligjit nga Shahini. Vetëm për këtë duhej që të jepte dorëheqjen, pasi nuk priti një muaj sa Meta të jepte vendimin. Pasi rektori i ri që u zgjodh, katër ditë më pas ka kërkuar pezullimin e dosjeve në gjyqësor“, u shpreh Mehmeti.
Eksperti për çështjet e arsimit tha se vendimin për shkarkimin e rektorit mund ta japë vetëm Gjykata pasi Universiteti është një institucion i pavarur në sajë të Autonomisë.
“Kemi rastin e një shkelje të hapur. Rektori është zgjedhur nga kolegët e tij, është i pavaruar dhe e drejta për t’u shkarkuar duhet të vijë nga Gjykata. Shahini thotë që ka prekur rrjetin informativ. Qeveria ka futur duart në autonominë universitare” vijoi më tejk Mehmeti.
Më tej gjatë fjalës së tij Mehmeti thotë që Koni i ka dërguar Ministres Shahini peticione dhe kërkesa dhe që asnjëherë nuk janë marrë parasysh dhe nuk është bërë as minimumi, të kthehej një përgjigje.
Më tej ai ka shtuar se Presidenti u tentua të përdorej si një vegël që iu kërkua të firmoste dekretin pasi vendimi ishte marrë.
“Koni ka deklaruar që nuk është thirrur asnjëherë të dëgjohet nga ministria Shahini. Ka një prapavijë tjetër. Nuk ka prova dhe ligj që pezullon rektorin. E vendosën Presidentin në pozita, ai ka bërë një akt që do mbahet mend në histori. Mazhoranca nuk mund ta përdorë Presidentit si një vegël.” u shpreh Mehmeti.
Si linjë kryesore të diskursit të tij Mehmeti mban idenë që ish-ministrja Nikolli duhet të japë llogari para ligjit sepse është ajo që nuk e ka zbatuar atë. Sipas Mehmetit, Koni është shantazhuar në mënyrë të hapur nga ish-ministrja Nikolla.
“Rektori i ka dërguar ish-ministres Nikolla një letër dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje asokohe. Në fillim të marsit të 2018, ,ministrja ka shantazhuar rektorin sepse kanë dashur të marrin pronat publike të Universitetit. Si është marrë fusha e sportit para fakultetit të ekonomikut dhe është bërë park për autobusat. Asgjë nuk është bërë e qartë si është marrë, ku çohen paratë e qerasë.
Kopshti Botanik është planifikuar të vidhet. Nuk ka një peticion që të jetë i vërtetuar se rektori ka thyer etikën, apo nuk ka kryer detyrën. Rektori Koni është treguar i hapur që të kryehet një audit dhe të bëhen hetimet e nevojshme. Është shumë e lehtë që pronat e Universitetit të jepen në përdorim ose të nxirren në shitje.” tha Mehmeti ne Fax News.
Sipas Mehmetit protestat e studentëve u iniciuan me qëllimin kryesor të shkarkimit të ish-rektorit Koni.
“Protestat e studentëve u projektuan për shkarkimin e Konit, po ish-rektori i parapriu duke thënë që i mbështeste studentët. 23 mijë maturantë nuk i ka nxjerrë jashtë Shqipërisë profesor Koni.” us hpreh eksperti.
Më tej Mehmeti thotë që të gjithë zyrtarët duhet të japin llogari para ligjit ndërmjet tyre dhe Arbër Mazniku si shkelës i ligjit.
“Zoti Mazniku duhet të ishte në prokurori, ata shkelën ligjin dhe kanë përfituar ekonomikisht. Karta e studentit, financimi i studentëve nuk është bërë. Profesor Koni ka të drejtë të çojë në Gjykatë vendimin e zonjës Shahini. Atij i është denigruar autoriteti dhe pse ka mbajtur një qëndrim shumë korrekt. Pati sulme të njëpasnjëshme. Kryeministri ka një të mirë që nuk i fsheh sulmet e tij. Minitrja duhet të mbajë përgjegjësi”, vijoi Mehmeti.
Zgjidhja e vetme për vendosjen e stabilitetit në Universitete sipas Mehmetit është rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë.
(J.B/Faxweb.al)