Komisioni Hetimor që është ngritur prej disa ditësh për shkarkimin e presidentit Ilir Meta vendosi që të marrë dhe opinionin e Komisionit të Venecias, i cili më pas t’i bashkëngjitet dhe raportit final që do të votohet nga parlamenti.
Propozimi i deputetes socialiste, Klotilda Busha për t’ju drejtuar këtij komisioni ka marrë votat e të 9 anëtarëve, rreth 2 javë më pare, ndërkohë që janë janë 8 janë pyetje që Komisioni Hetimor ka bërë për Venecian.
Shkresa është nisur me emrin e kryetarit i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili i ka dërguar një kërkesë Komisionit të Venecias me anë të të cilës kërkon dhënien e një mendimi për situatën e ndjeshme sipas tij dhe shumë të rëndësishme për mirëfunksionimin e demokracisë në Shiqpëri.
Pyetjet kanë të bëjnë që me rolin e presidentit në proceset zgjedhore, kompetencat e tij mbi datën e zgjedhjeve, rrisqet që mund të vijnë me ndryshimet e datave të zgjedhjeve, nëse ka tejkalim të kompetencave të presidentit ndërhyrja në zgjedhjet etj.
8 pyetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidenti:
- Roli i Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?
- kushtetuta dhe Konventat a kanë detyrime që i imponohen Presidentit, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?
- A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence nga e drejta e zgjedhësve për votuar?
- Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë apo detyrim për ushtrimin e sovranitetit te popullit?
- A cenohen parimet e së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti, organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën?
- A kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?
- A e respekton parimin e periodocitetit të zgjedhjeve dekreti për anulimin e 30 Qershorit 2019? 8. A konsiderohet cenim i sigurisë juridike ndryshimi i datës së zgjedhjes? A lidhet cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer?
Ndërkohë përgjigja që pritet të vij nga Komisioni i Venecias pritet të jetë një pikë e rëndësishme mbi vendimin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)