Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Presidentit Meta, që ishte parashikuar të mbaronte punë makimumi në Tetor, pritet të shtyjë sërish afatet.
Pas marrjes së një Opinioni nga ana e Komisionit të Venecias, që lë sërish vend për interpretime, Komisioni ka zgjeruar objektin e hetimit dhe për veprimet e presidentit në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Fillimisht ky Komision ishte mbledhur me qëllim hetimin e dekretit të presidentit Meta për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, mirëpo tashmë do të zgjerohet, çka nënkupton dhe që do të kërkojë më shumë kohë për dhënien e një rekomandimi drejt Kuvendit.
Nëse Kuvendi do të vendoste të shkarkonte Metën, ky do të shënonte një precedent të ri dhe të rrezikshëm për Shqipërinë, që do të zhbënte dhe më shumë rolin e presidentit.