13:28 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shkarkimi i Saimir Tahirit, si sakrifica e Abrahamit që kursen qingjin dhe merr në qafë birin”

10:16 | 13/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shkarkimi i Saimir Tahirit, si sakrifica e Abrahamit që kursen qingjin dhe merr në qafë birin”

Nga Enkel Demi

Nguli këmbë në mesazhin e së djelës që ndryshimet në qeveri nuk i bëri falë trysnisë së Ilir Metës e aq më tepër të “Çadrës”. U përpoq të dukej gazmor me atë kravatë shumëngjyrëshe dhe me fjali të shkurtra, thua se po na çonte telegram; pikë, stop, pikë. Nuk e besoi kush. Ato ndryshime kanë vetëm një emër: Saimir Tahiri. Të tjerët janë si shoqërueset e vajzës fituese në shfaqjet e bukurisë të Petri Bozos. Ndryshimet i ngjajnë fjalës së urtë: “Trimi i mirë, me shokë shumë”. Largimi i ministrit të Brendshëm pak muaj para zgjedhjeve është shpallje falimenti. Ai ishte për qeverinë guri i qoshit, heqja e të cilit rrënon ngrehinën.

Shkarkimin e Saimir Tahirit e ka kërkuar në mënyrë të përsëritur opozita jo prej ditësh, por prej vitesh. Këtij aksioni përndjekës, prej shumë kohësh i është bashkuar aleati i madh i Rilindjes, LSI-ja. Në bisedat kokë më kokë në vilën qeveritare 31, por edhe nëpërmjet drejtuesëve kryesorë të saj, LSI ka kërkuar zëvendësimin e këtij ministri, i cili ashtu si pranon Edi Rama drejton socialistët në Tiranë. Edi Rama deri më tash e ka mbrojtur si luan njeriun e tij në qeveri, sa për shumë kohë u krijua ideja që kryeministri ishte kanakari i ministrit dhe jo e kundërta.

Tashmë, duket se marrëveshja e re elektorale e Ramës është kryer me LSI-në. “Kurbani”, si sequel nuk është më libër që mallkon Ilir Metën, por sakrifica e Abrahamit që kursen qingjin dhe merr në qafë birin. PS-ja e Edi Ramës e ka ndarë mendjen të vazhdojë përpara në rrugën e “reformave rilindase” me LSI-në e Ilir Metës. Saimir Tahiri është dëshmia e gjallë e kësaj marrëveshje.

Kuptohet, ish-ministri nuk është zar që mund të dalë nga loja pa ushtruar mërinë e tij tek shefi i partisë-qeveri. Nuk mund të shkojë i vetëm në syrgjyn, prandaj e shoqëron Ilir Beqaj që para dy ditësh i shpjegonte Ramës repartin e ri të traumës, ku me siguri do shtrohet vetë i pari. Më tej, Blendi Klosi, i cili është një nga ministrat më të rinj në qeveri, ndaj eja merre vesh përse, në mos është grup me Saimir Tahirin dhe Gjushin e Durrësit. I fundit Bledi Çuçi që edhe në “qeverinë teknike” të Lulit nuk do të dukej keq, jo më ta ndëshkosh për një faj që nuk e ka bërë kurrë. Ai shkon nga kjo qeveri, sepse kreu reformën admninistrative në letër dhe po e pllenonte në terren. Ka gjasë ta ketë zënë lapsi, se do ketë hasur në mesore “I gjati” (si i thonë mes vedi socialistët). Fatkeqësia e Bledit, mund të jetë oda e tij, e cila gjendet në një shtëpi me “komandantin”, se tjetër yçkël nuk i gjen dot.

Gjithsesi, skeptikët e bashkëjetesës Rama-Meta, tani kanë provën e qëruar se soap opera “tërhiq e mos e këput” do të vazhdojë. Edi Rama ia ka dalë që me këtë marrëveshje të largojë njeriun e tij të shtrenjtë, por përgjegjësinë e marrisë së Rilindjes ka me kë ta ndajë, krejtësisht, pa u fshehur pas gishtit. Edi Rama dhe Ilir Meta, përsa i përket Rilindjes tani janë një. “Çadra” e Lulit shërbeu vetëm për këtë; ata u bashkuan si në 1 prill.

Megjithëkëtë Edi Rama një fjalë Blendi Çuçit i detyrohet, sepse ai nuk ka bërë asnjë faj, nuk është as prag, as derë që ta godasësh. /27.al

Etiketa: analizeedi ramaEnkel Demiilir meta
Pas

Lëvizjet në qeveri, Kokëdhima: Arnimet nuk i shërbejnë askujt, kaosi politik si në ’97-tën

Para

Edi Rama komunikon emrat e ministrave të rinj (CILËT JANË)

Para
Edi Rama komunikon emrat e ministrave të rinj (CILËT JANË)

Edi Rama komunikon emrat e ministrave të rinj (CILËT JANË)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

Tiranë /86-vjeçari bie nga pallati dhe humb jetën

Durrës, Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave në zonat turistike

“Shkatërrues dhe klientelist!”/ Ina Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

Mbi 30 të vdekur pas shpërthimit të një fabrike kimikatesh në Indi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

Trump për Elon Musk: Pa subvencionet e qeverisë ndoshta duhet të kthehet në Afrikën e Jugut

Kuvendi i Kosovës nuk arriti përsëri të konstituohet, duke regjistruar dështimin e 40-të

Zbardhen 9 vjedhje. Vihen në pranga 2 autorët e tyre, me precedent për të njëjtin krim.

Zbulohet një plantacion me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, arrestohet shqiptari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.