Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dalë në mbrojtje presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump lidhur me procesin e shkarkimit që ka nisur ndaj tij. Në konferencën vjetore për gazetarët, Putin deklaroi se nuk ka prova për shkarkimin e Trump.
“Procesi ende duhet të kalojë në Senat ku republikanët me sa di unë e kanë shumicën. Partia që humbi zgjedhjet po e vazhdon luftën me mënyra të tjera. Ky është njësoj si hetimet e mëparshme ndaj presidentit amerikan, lidhur me pretendimet për bashkëpunim me Rusinë, të cilat janë të pabazuara në fakte”, tha Vladimir Putin.
(M. I./ Faxweb.al)