“Fax News” ka zbardhur motivacionin e shkarkimit nga detyra të Piro Xhixhos i cili mbante postin e kreut të AKEP. Duhet të theksojmë që relacioni i qeverisë është i paqartë për motivet e shkarkmit. “Pamundësia fizike dhe mendore”, shkruhet në relacion si shkak për këtë shkarkim.
Lirimi i Piro Xhixhos si kryetar dhe anëtar i agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe postare u miratua nga Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese me votat e mazhorancës, LSI votoi kundër ndërsa Partia Demokratike abstenoi.
Propozimi për lirim është bërë nga qeveria, ndërkohë që do të jetë seanca plenare ajo që do të japë votën përfundimtare. Ai ka qenë në krye të AKEP për dy mandate dhe ka qenë si propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim. (J.V/Faxweb)
VENDIMI I MARRË NGA QEVERIA PËR SHKARKIMIN: