09:52 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shkarkohen nga detyra 5 punonjës Policie, mes tyre dhe drejtues. Favorizuan ndërtimin e një biznesi pa leje

07:38 | 24/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Panairi i makinave luksoze në Tiranë, policia njofton për rrugët të cilat do të bllokohen

Janë shkarkuar nga detyra 5 punonjës policie, mes tyre dy drejtues të lartë në Tiranë.

Shkak për shkarkimin e tyre është akuza për abuzim me detyrën, pasi nuk kanë zbatuar ligjin lidhur me një ndërtim pa leje në kryeqytet.  

Bëhet fjalë për ndërtimin e një bar-kafe në rrugën “Muhamed Gjollesha” në Tiranë”. Po ashtu, pjesë e këtij aksioni është bërë edhe një inspektor i i lartë tek IMT Bashkia Tiranë.

Kujtojmë se ky aksion vjen dy ditë pas paralajmërimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit se do të niste aksionipër punonjësit e policisë që kishin favorizuar ndërtimet pa leje.

Sipas policisë, më datë 23.08.2017, në orën 23:30, nga Sektori për Krimin Ekonomiko Financiar në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SH.Ç.B.A), dhe Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, si dhe me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “NDËRTIMI-3”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Roland Skënderi, 40 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë oficer policie për Krimet, në Komisariati i Policisë nr.2-Tiranë.
  2. Shyqyri Gega, 50 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier Gjeolog, i punësuar si Inspektor i lartë tek IMT Bashkia Tiranë.

Proçedimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, dhe “shpërdorim detyre”, pasi më datë 23.08.2017, në vëndin e quajtur rr. Muhamet Gjollesha, pallati ML, shtetasi Roland Skënderi ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kopetente konkretisht një lokal bar kafe.

Nga ana e Inspektorit të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morën dijeni për këtë ndërtim pa leje nuk kanë nxjerr vendim për prishjen e tij por e kanë lejuar duke u mjaftuar me pezullim të punimeve dhe pa njoftuar policinë e shtetit për ndërtimin pa leje ku kanë sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve (banorëve të pallatit), në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, prashikuar nga nenet 199/a dhe 248 e 25 Kodit Penal.

Gjithashtu nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë marrë masa administrative për oficerët e policisë si më poshtë;

 Shkarkim nga detyra për shefin e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë.

U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Shefin e policimit në komunitet, pranë komisariatit nr.2-Tiranë.

 U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Specialistin e policisë kriminale (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë.

 U shkarkua nga detyra dhe filloi hetimi disiplinor për Specialistin e policisë së rendit (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë. 

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: alsionindertimet pa lejepolicia
Pas

Jahti luksoz i kushton 338 milionë euro, po Abramovich shfaqet i vetëm me pushime

Para

”Ka gjithmonë më shumë jetë përtej politikës”, transformimi i Kreshnik Spahiut për t’u çuditur (FOTO)

Para
”Ka gjithmonë më shumë jetë përtej politikës”, transformimi i Kreshnik Spahiut për t’u çuditur (FOTO)

”Ka gjithmonë më shumë jetë përtej politikës”, transformimi i Kreshnik Spahiut për t’u çuditur (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fushë Krujë, autori ende i pa identifikuar

Ushtarët izraelitë bëjnë selfie pranë vendit ku ra raketa iraniane, reagime të shumta në rrjete sociale

Sulm masiv në Ukrainë, 14 të plagosur përfshirë tre zjarrfikës

Gaza s’gjen paqe, mbi 100 të vrarë brenda ditësh

Iran, ndërprerja e internetit vazhdon për ditën e dytë me radhë

Rama ndan momentet nga 34-vjetori i PS: “11 Maji, suksesi spektakolar i Shqipërisë 2030”

Tensionet rriten në Rusi, ekonomia përballet me kërcënimin e recesionit

Rusia reagon ashpër ndaj tensioneve: “Vrasja e Khameneit do të destabilizonte rajonin”

Rezidenca e ambasadorit norvegjez në Izrael në shënjestër të një sulmi me granatë – autorët ende në kërkim

Izraeli sulmon objektiva ushtarake në Iran, përfshirë selinë e programit SPND

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.